• |
ide | kryesore

PD në KAS: Të përsëriten zgjedhjet në Korçë, votat u blenë deri në 300 euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, këtë të hënë, po shqyrtohen ankesat e depozituara nga Partia Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për Qarkun e Korçës.

Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark, si dhe ripërsëritjen e tyre. Sipas tij, PD ka fakte të shumta që mund të arrihet në këtë vendim, ndërsa shtoi, se sipas tyre, një votë në këtë qark është blerë diku te 100-300 euro.

Edhe lëshimi i tenderave publikë, lejeve të ndërtimit dhe legalizimeve sipas Logut, ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

Gjithashtu, edhe Partia Lëvizje Socialiste për Integrim, kërkoi shpallje të pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në Qarkun e Korçës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *