• |
ide | kryesore

Shehaj: Në zgjedhjet e 25 prillit shqiptarët nuk i besuan lidershipit të PD, Rama rrëzohet me votë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka vijuar me turin e tij të takimeve me demokratët, duke kërkuar votën e tyre për drejtimin e PD-së. Shehaj ishte sot në Vlorë për të diskutuar me anëtarët e PD, ndërsa i ka prezantuar ata me programin e tij.

Një prej qytetarëve në sallë e pyeti se si do të rrëzojë Edi Ramën. Ai u përgjigj se ka vetëm një mënyrë dhe kjo është përmes votës së shqiptarëve. Kandidati demokrat theksoi se në zgjedhjet e fundit shqiptarët nuk besuan tek ta dhe shkak për këtë është lidershipi.

Demokrati: Jam anëtar i vjetër i PD, por doja të thoja se ju jeni edhe i ri në PD, jeni i djathtë nuk ka dyshim. Aktualisht Shqipëria është në regjim, ne vazhdojmë kot bisedën sot. Regjim në të gjitha këndvështrimet. Rama ka ndërtuar një strukturë kriminale me patronazhistë, patronazhon jetën tonë. Si do ta përballoni ju këtë regjim nëse nesër do të bëheni kryetar i PD? Të gjithë këta këtu janë demokratë të vjetër kanë përballuar ’97. Si do ta hiqni ju regjimin kriminal të Edi Ramës?

Agron Shehaj: Ka shumë mendime rreth asaj që ju thatë. Shumë mendojnë se ky është regjim. Pjesa më e madhe e demokratëve është dakort me këtë. Ajo që duhet thënë është kjo. Unë do përqendrohesha mbi zgjidhjen. Çfarë mund të bëjmë ne. Unë besoj se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën është vota. Betejat tona duhet të bëhen në institucione dhe parlament. Rruga që ndoqëm nuk na çoi askund. Djegia e mandateve, mundësoi ndryshimin e sistemit zgjedhor duke ndaluar koalicionet.  Mospjesëmarrja në zgjedhje po ashtu na ka dëmtuar. Po të mos kishin ndodhur këto dy gjëra ka shumë gjasa që do të kishim fituar më 25 prill. Ne duhet të punojmë ta bëjmë PD më të fortë dhe më të besueshme. Duhet t’u flasim shqiptarëve për atë që ata kanë nevojë të dëgjojnë. Duhet t’u flasim me gjëra konkrete. Marrim rastin e zgjedhjeve të fundit. Problemet kryesore të shqiptarëve janë papunësia dhe ato ekonomike. Shkaku kryesor është korrupsioni dhe kjo duhet të kishte qenë çështja kryesore në zgjedhjet e fundit. Po i folëm shqiptarëve për integrimin në BE që po ashtu është i rëndësishëm, nuk kanë për të na kuptuar. E vërteta është që shqiptarët nuk besuan tek ne, sepse nuk besuan tek lidershipi. Duke parë si është drejtuar opozita ishte e qartë.



8 Comments

  1. Sipas teje zoteri do presim edhe 4 vjet dhe pastaj do presim pastaj prape zgjedhjet tuaja. Pirdh pirdh se lirohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *