• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola e gazit në qendër të Beogradit, disa persona mbeten të plagosur

-Instant, Lajme



Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Beogradin paraditen e sotme. Mësohet se si pasojë e shpërthimit disa persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë mediat në Serbi raportojnë se shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi.

Po ashtu si pasojë e shpërthimit të fuqishëm janë shënuar dëme të mëdha materiale. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore dhe ambulanca. Mësohet ndër të tjera se në bombolën që shpërtheu po kryheshin disa riparime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *