• |
ide | kryesore

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shtetas shqiptar është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 19 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e policisë rrugore, në aksin Pogradec-Podgorie, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Podgories”, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 400 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *