• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia festë me tifozë për trofeun e shtatë: finalen me Skënderbeun e vendos Da Silva

-Instant, F1, Sport, Video



Vllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë. Në finale vendosi goli i brazilianit Da Silva që mposht 1-0 një Skënderbe luftëtar, për ti dorëzuar shkodranëve trofeun e shtatë të kompeticionit. Festa është e gjitha për Vllazninë, së bashku me tifozët për herë të parë në stadium (edhe pse në numër të limituar) që kur nisi pandemia e Covid 19. Një arritje shumë e rëndësishme e kuqebluve në një sezon të jashtëzakonshëm në të cilin Thomas Brdaric arriti të krijojë një skuadër që luftoi deri në fund për të dy trofetë. Nëse në kampionat shkodranët me pikë të barabarta me kampionët nuk fituan dot trofeun falë diferencës së golave, në Kupë kuqeblutë kthehen tek suksesi që mungonte nga 2008.

Një ndeshje e dominuar më së shumti në pjesën e parë nga shkodranët që me kombinime të shkëlqyera vunë në vështirësi Skënderbeun. Korcarët tentuan ti japin vlerë prapavijës së ngjeshur, por u dënuan në një moment: goli i vetëm erdhi në minutën 39’, kur Jonuzi kombinoi me Isaevskin, që shërbeu në zonë Da Silvën. Goditja e brazilianit, me devijimin vendimtar të mbrojtësit Vitija përfundoi në rrjetën e Rexhepit.

Skënderbeu u mundua ti bënte gjërat ndryshe në pjesën e dytë, duke dalë përpara dhe me Marën e Mensah tentoi në dy-tre momente portën e Zogovic, duke i shkuar pranë barazimit. Nuk bëri diferencën as aktivizimi i Pusit, ndërsa Vllaznia ekuilibroi mesfushën, duke u kujdesur të shkonte deri në fund me këtë rezultat. Gjë që iu lehtësua në minutën e 85 me daljen e Zguros me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë nga mbrapa ndaj Markut në mesfushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *