• |
ide | kryesore

Vijon aksioni anti-drogë në Krujë, zbulohet një laborator me ngrohje me llampa dhe arrestohen 16 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka zbarkuar sërish ditën e sotme në zonën e Krujës, në një aksion anti-drogë. Dy ditë më parë, Policia e Shtetit dhe forcat speciale organizuan një aksion të madh anti-drogë në Krujë, aty ku u zbulua gjithashtu një laborator droge me llampa dhe ku u asgjesuan në total rreth 50 mijë rrënjë kanabisi.

Në kuadër të këtij operacioni, në krye të të cilit qëndronin forcat RENEA janë arrestuar 16 persona, janë shpallur në kërkim 24 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë. Në mesin e personave të arrestuar janë edhe kryepleq të fshatrave si dhe punonjës të OSHEE-së. Disa prej parcelave të drogës ishin evidentuar nga kontrolli ajror i ushtruar nga Guarda di Finanza.



1 Comment

  1. Askush nuk ka mbetur i paprekur nga sindromi Berisha. E ke dashur apo nuk e ke dashur, ai ka qenë gjithnjë një figurë politike e ashpër, që ka dashur gjithnjë vendin e tij në krye të tryezës, që më shumë të ka sunduar se të ka bindur, që kur ia dilte të të detyronte, nuk denjonte të të bindte. Duke qenë në fillimet e jetës sëtij politike dishepull i Enverit, ai mendonte dhe vazhdon të mendojë se zakoni kthehet në natyrë, prandaj u orvat t’i imponojë Shqipërisë dy gjëra: zakonin e bindjes së verbër dhe mendimin se ai është i pagabueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *