• |
ide | kryesore

Agron Shehaj takon Yuri Kim edhe pas shpalljes non grata të Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë ra në sy refuzimi i Lulzim Bashës për të marrë pjesë në një ceremoni të stërvitjes së hapur të ushtarëve të NATO-s “Defender 21”, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim. Basha nuk kishte pranuar të merrte pjesë në këtë ceremoni, megjithëse ishte ftuar aty me kërkesë të ambasadores amerikane Yuri Kim. Refuzimi i Bashës u pa si një shenjë solidariteti me Sali Berishën, që ishte shpallur “non grata”, por ndërkohë kandidati tjetër, Agron Shehaj ka bërë të kundërtën.

Pasditen e sotme tregon në një postim në Facebook se ka zhvilluar një bisedë me ambasadoren amerikane në Tiranë. “Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen” shkruan ai.

Agron Shehaj është pyetur nga gazetarët se çfarë qëndrimi kishte për shpalljen non grata të Berishës dhe përgjigjia e tij ka qenë “no comment”.



1 Comment

  1. Kjo tregon se edhe amerika eshte me Shehajn .
    Bravo Agron , je shprese per opoziten .
    Nese Basha bene marifete ne zgjedhje do vertetoje se nuk ka
    ndryshim nga Rama dhe do jete nje perdent i perjetshem.
    Sepse PD-ja do shperbehet dhe Basha do ngeli fillikat me servilat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *