• |
ide | kryesore

Bjellorusi/ I burgosuri tenton të vetëvritet në sallën e gjyqit

-Instant, Planet



Një i burgosur bjellorus, i arrestuar një vit më parë tentoi sot të bëjë vetëvrasje në sallën e gjyqit, ndërkohë që do të njihej me dënimin e tij.

Stepan Latypov preu fytin e tij në sallën gjyqësore në Minsk të martën pasi tha se familja e tij dhe fqinjët do përballen me ndjekjen penale nëse ai nuk deklarohet fajtor, raportoi media bjelloruse.

Pamjet nga Radio Svaboda tregojnë Stepan Latypov të shtrirë në një stol prej druri brenda kafazit, ndërsa oficerë policie qëndronin mbi të dhe të pranishmit ulërasin.

Një video e dytë Latypov shfaqet teksa po çohej në një ambulancë. Media lokale dhe grupi i të drejtave të njeriut Viasna-96 thanë se ai ishte ende gjallë.

“Aktivisti bjellorus, i burgosuri politik Stsiapan Latypau preu fytin në sallën e gjyqit sot,” shkroi liderja e opozitës në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya në Tëitter.

“Ai ishte kërcënuar me përndjekje të familjes së tij nëse nuk e pranonte veten fajtor. Ky është rezultat i terrorit shtetëror, shtypjeve, torturave në Bjellorusi. Ne duhet ta ndalojmë atë menjëherë! ”

Ai u arrestua në një shesh të Minskut një vit më parë që u bë i njohur nga disa banorë dhe media lokale si “Sheshi i Ndryshimit”.

Latypov  u akuzua për organizimin e trazirave, rezistencës ndaj policisë dhe mashtrim.

https://twitter.com/KevinRothrock/status/1399697882282930186



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *