• |
ide | kryesore

Daniel Serwer: SHBA nuk pret që Serbia do njohë Kosovën së afërmi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer deklaroi në Prishtinë se rruga më e mirë në fund të dialogut do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia.

“Sa i përket qëllimit përfundimtar ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, – tha Palmer, gjatë vizitës në Prishtinë.

Por, profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer tha për RTV Dukagjinin se pavarësisht se administrata “Biden” e ka marrë më seriozisht punën e dialogut, nuk pret njohje në një të ardhme të afërt.

“Nuk mendoj se mund të arrihet shumë përtej një marrëveshjeje për t’u takuar në qershor, por do të befasohesha nëse mund të ndodhë ndonjë zhvillim tjetër nga këto takime.

Unë mendoj se Administrata e Biden është shumë më e përkushtuar në njohje e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës brenda kufijve të saj aktual, por dyshoj se kjo do të ndodhë së shpejti.

Më mirë pyesni Lajçak dhe Palmer. Disa marrëveshje të reja për gjëra të tilla si njerëz të zhdukur dhe financa janë të mundshme, por unë dyshoj se do të ketë një marrëveshje për njohjen”, – tha Serwer. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *