• |
ide | kryesore

Dukej sikur situata po përmirësohej, por një tjetër virus godet Kinën

-Instant, Lajme, Planet



Komisioni Kombëtar për Shëndetin në Kinë bën me dije se një 41-vjeçar në provincën lindore të Jiangsu është personi i parë i infektuar me virusin e gripit të shpendëve, H10N3. Në deklaratën për shtyp të këtij komiteti mësohet se burri nga qyteti Zhenjiang u shtrua në spital në fund të prillit pasi shfaqi temperaturë dhe disa simptoma të tjera. Ai u diagnostikua me virusin H10N3, por nuk jepen detaje për mënyrën se si është infektuar.H10N3 është një variant i gripit të shpendëve, por më pak i rrezikshëm dhe me mundësi më të ulët për t’u përhapur.

Personi i infektuar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt pritet të dalë nga spitali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *