• |
ide | kryesore

Elbasan/ Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 2 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona në Elbasan janë arrestuar nga policia pasi shpërndanin drogëra të forta në doza të vogla.

Në pranga kanë rënë 31-vjeçari S.B dhe 33-vjeçari E.Z (D) të dy banues në Elbasan.

Ndërkohë bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesën 33-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 2 aparate celulare, një peshore që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të përfituara  nga shitja e lëndës narkotike.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Elbasan/Informacion

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, një peshore e vogël elektronike dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S.B., 31 vjeç dhe E. Z. (D), 33 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. Z. (D), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të  dyshuar kokainë, 2 aparate celularë, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



1 Comment

  1. Njerëzit e thjeshtë janë shumë idealistë. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë që janë të rrethuar. Në radhë të parë, tradhtia e parë është bërë nga lidershipi politik. Tradhtinë më të madhe, demokratët e kanë pasur nga Sali Berisha. Të gjithë lidhjet e Berishës me Bashën dhe njerëzit e tjerë janë çështje që i takojnë Berishës për të mbajtur nën kontroll PD-së.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *