• |
ide | kryesore

Laporta ‘konfirmon’ Koeman dhe pret Messin: “Kërkon të qendrojë, shpresoj shpejt te rinovimi”

-Instant, Sport



Joan Laporta është optimist për rinovimin e kontratës së Lionel Messit, e cila skadon në fund të qershorit: “Ashtu si folëm dje me Agüeron, jemi të gjithë të ngazëllyer që ata do të luajnë së bashku. Për të nuk është çështje parash. E dimë panoramën e mundësive që kemi”. Kështu është shprehur presidenti i Barcelonës gjatë prezantimit të Eric Garcias: “Leo është në një periudhë reflektimi, ai dëshiron një ekip konkurrues dhe të fitojë tituj. E dimë se ai dëshiron të qëndrojë”.

Kur u pyet nëse ka një afat për të arritur një marrëveshje përfundimtare, Laporta tregoi se kjo gjë nuk ekziston edhe pse shpreson që të ndodhë së shpejti: “Ne jemi gati, sa më shpejt aq më mirë sepse në një farë mënyre dyshimet që mund të ekzistojnë shpërndahen dhe na ndihmon të ndërtojmë një ekip më shpejt. Nuk mund të nxitojmë asnjë palë. Marrëdhënia është shumë e mirë dhe dëshira është e gjitha për këtë, nga të dy anët”, përfundoi ai.

Në fund edhe kapitulli Koeman, në të cilin konfirmimi i hollandezit duket shumë afër: “Bisedimet me të po shkojnë shumë mirë, unë ende nuk mund të dal nga ekuilibri në një drejtim apo në një tjetër, por e shoh më shumë brenda projektit sesa jashtë. Ne jemi duke negociuar me të dhe duke reflektuar mirë, presim që këto vlerësime të përfundojnë dhe pastaj do të vendosim për të mirën e Barças”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *