• |
ide | kryesore

Llalla për arrestimin e Fullanit: Veprova me nxitim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për herë të parë, ish-kryeprokurori, i cili ishte në detyrë në momentin kur u arrestua ish-guvernatori Ardian Fullani, e ka konsideruar të nxituar veprimin e tij. I ftuar në “Çim Peka Live”, Llalla tha se ka edhe pengje, për person që duhet të ishin vënë nën hetim, apo ccuar pas hekurave, por, pa përmendur emra.

Pjesë nga biseda: 

Peka: Pas kaq shumë kohës a jeni penduar për arrestimin e ish-guvernatorit të bankës, Ardian Fullani, tani që gjykata e ka shpallur të pafajshëm:

Llalla: Është i vetmi rast në punën time që është vepruar me nxitim.

Peka: A keni ndonjë peng si ish-kryeprokuror për ndonjë zyrtarë të lartë që duhet të ishte prapa hekurave?

Llalla: Raste mund të ketë shumë, por ne nuk mundemi ti referohemi vetëm prononcimeve të medieve ose ne Facebook vërtetë pritet arrestimi i tyre, por një institucion nuk vepron mbi bazën e kësaj forme.

Peka: Media për ministra konkret nuk kanë vetëm opinione por kanë fakte ulëritëse për korrupsionin e tyre, zoti Llalla nëse prokurori juaj do të kishte arrestuar disa ministra që për to u publikuan fakte tronditëse në vitet 2014-2015 dhe a jeni edhe ju shkaktar e kësaj reforme problematike me mos veprimin tuaj?

Llalla: Në të gjitha rastet kur unë isha në krye të prokurorisë është vepruar në kohën e duhur për çdo material, denoncim dhe kallëzim kur krijohet bindja se kisha prova të duhura për të vepruar.



1 Comment

  1. kemi disa vite qe skemi asnje arrestim te zyrtareve, ne mes te nje kriminaliteti kaq ulerites dhe nje abuzimi te permasava apokaliptike te ripjellejes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *