• |
ide | kryesore

Nami në rrjetet sociale/ Si e zhduku Veliaj qiellgërvishtësen pas Kullës së Sahatit

-Instant, Arkiva, Lajme, Video



Në rrjetet sociale po qarkullojnë me shpejtësi fotot e shkëputura nga urimi i Erion Veliajt për fëmijët me rastin e 1 Qershorit. Në videon origjinale, kryebashkiaku është mes fëmijëve dhe uron bashkë me ta festën, duke thënë se “mezi pret ta çojë qytetin sa më lart”. Por në videon që ka shpërndarë kryebashkiaku i Tiranës ka një nonsens. Në sfond duket Kulla e Sahatit, por pas saj nuk është qiellgërvishtësja që po ngrihet me shpejtësi duke e lënë në hije simbolin e kryeqytetit.

Pikërisht për këtë “magji” të Veliajt, janë shpërndarë kudo, foto të shkëputura nga video që e akuzojnë atë për retushimin e pamjes. Në fakt, truku qëndron diku tjetër. Për ta shmangur kullën e betonin që e shpërfytyron komplet atë të Sahatit, Veliaj thjesht ka zgjedhur një kënd tjetër të xhirimit të spotit ku uron fëmijët për 1 Qershorin. Video më poshtë:

Si një mjeshtër i manipulimit, nuk kishte si të pozicionohej në atë pamje të tmerrshme që i ka dhënë qendrës së Tiranës. Thjesht ka ndryshuar pozicion dhe në këtë mënyrë e ka “zhdukur” shëmtinë që ka krijuar në Tiranë. Megjithatë në rrjet kanë shpërthyer akuzat dhe krahasimet e pamjes reale të Kullës së Sahatit, që po tulatet dita ditës nën hijen e shumëkatësheve. Shikoni më poshtë fotot e gazetarit Isa Myzyraj që ka bërë krahasimin në profilin e tij:

 



5 Comments

  1. Nuk dua ta ndyj gojen, se nuk eshte dhe rasti, por nuk rri dot.

    Ketij eshte per nja q…. Skuth tipik 24 karat. Te jete per keta, zhdukin edhe xhamine ne qender. Por sju mban, se i presin koken ne mes te sheshit.

  2. Kur del Lali Sdromsi ne TV une kap nje cep edhe vetem vjell, pastaj haj nje cik buke pi nje cigare dhe vazhdoj te vjell prape.

  3. Lali Eri, e ardhmja e rilindjes, – Kryeministri i ri ne vitin 2025!

    Nuk ka ku shkon me tej degredadimi total i ketij vendi.

    1. Jo lali eri lali zdromsi bithqir si puna jote o spiro sahan lepiresi ibaxhellave te rilindjes se mos je pusht edhe ti si erion velia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *