• |
ide | kryesore

Plagosen 2 fëmijë nga shembja e tavanit të Pedatrisë, policia nis hetimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja dalin nga ngjarja e paprecedentë te Pediatria e Tiranës, ku ra mbi krevatin e një fëmije suvaja e tavanit.

Dy fëmijë janë plagosur lehtë nga rënia e suvasë.

Në shërbimin e pneumonisë në katin e 3-të të pediatrisë kanë qenë dy fëmijë të moshës pediatrike, ku nga vlerësimi paraprak rezultojnë se ata kanë dëmtime të lehta.

Është ngritur një komision për vlerësimin e gjendjes së tyre.

Ngjarja është përjetuar nga familjarët e të vegjëlve, të cilët kanë pësuar traumë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Spitali është shprehur se nuk kishte dijeni për ngjarjen dhe e kanë mësuar kur e kanë parë lajmin në media.



2 Comments

  1. Spitali nuk kishte dijeni per ngjarjen dhe e mesoi lajmin nga media?? Po mos ndoshta ka ndodh ne ndonje spital nga Palestina kjo e mbase keto te Pediatria e kane mare vesh nga lajmet??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *