• |
ide | kryesore

Raul nuk bind, Real ndryshon kurs: fituesi i Decima josh Florentino Perezin

-Instant, Sport



Trajneri i ri i Real Madrid mund të jetë një njohje e vjetër. Në fakt, emri i Carlo Ancelotti, fituesi i Champions së dhjetë në 2014, shtohet me forcë në listën e pasardhësve të Zinedine Zidane. Presidenti Florentino Perez nuk është shumë i bindur për opsionin Raul dhe me Mauricio Pochettino të bllokuar nga PSG për trajnerin nga Reggiolo hapen dyert për një kthim të bujshëm.

I përvëluar nga përvoja e Solarit, numri 1 i merengues kërkon një trajner fitues e me përvojë që mund të ringjallë ambiciet e ekipit pas një sezoni pa tituj. Tani për tani është vetëm një studim i thjeshtë dhe tekniku aktual i Everton është kontaktuar për të provuar disponueshmërinë e tij. Kështu, aksionet e Raul janë në rënie te Real, që nuk është bindës, si dhe opsioni Xabi Alonso, ndërsa ish-tekniku i Lille Galtier aktualisht është thjesht një thashethem dhe asgjë më shumë.

Ancelotti ka qenë trajner i Realit për dy sezone mes 2013 dhe 2015: një Ligë të Kampionëve, një Super Kupë Evropiane, një Kupë Botërore Klubesh dhe një Kupë të Mbretit janë trofetë e tij me Blancos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *