• |
ide | kryesore

Shigjetoi Pirlon, e fejuara e ish-teknikut të Juventus bën ‘copë’ Bernardeschin: “Një gol San Marinos, gjeni i pakuptuar”

-Instant, Sport



Performanca e shkëlqyer e treguar kundër San Marinos nga Federico Bernardeschi mund t’i japë anësorit të Juventus kalimin për në Euro 2020 (Mancini do të zbulojë listën përfundimtare sot), por fjalët e thëna pas 7-0 të kombëtares italiane, kur numri 33 i Juventusit ka hequr disa guralecë nga këpucët në lidhje me sezonin e fundit të vështirë në Torino, kanë çuar në sulmin e ashpër në rrjetet sociale të Valentina Baldinit, gruaja e ish-trajnerit të Juves Andrea Pirlo.

“Unë argëtohem këtu, për mua është themelore dhe kur argëtohem luaj mirë. Këtu rrezikoj veprimet dhe te Juve jo? Sepse këtu më bëjnë që ta rrezikoj, shumë e thjeshtë”, deklaroi anësori pas fitores së pastër ndaj San Marinos. Një shigjetim që thjesht nuk i ka pëlqyer aspak të fejuarës së Pirlos, e cila në profilin e saj në Instagram sulmoi hapur Bernardeschin: “Kur në fushë tregon të miliontën e asaj që kanë bërë kampionët e vërtetë … por vendos të “rrezikosh” intervistën pasi i shënove një gol San Marinos. Gjeni i keqkuptuar”, ka shkruar ajo në Instagram duke postuar një kolazh me të gjitha falënderimet e lojtarëve të Juventusit për Maestron, nga ato të Ronaldos, te ato të Chiesas dhe Buffon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *