• |
ide | kryesore

Thohir e donte Interin pa Conten: “Pati një tundim për ta rimarrë, pasi u shpallën kampion dhe iku trajneri”

-Instant, Sport



Suning duket se i ka zgjidhur problemet me huazimin e Oaktree por situata e Interit mbetet nën vëzhgim, veçanërisht për shkak të shumës së famshme prej 80-100 milion euro që duhet të mblidhet nga shitjet. Në të gjithë këtë, ndodh që të shfaqet edhe një njohje e vjetër e botës zikaltër, Erick Thohir. “Kishte një tundim për të marrë Interin përsëri, veçanërisht pasi fituan kampionatin dhe u largua Conte,” janë fjalët e ish-pronarit.

Duke folur me youtuberin Deddy Corbuzier, manjati indonezian rrëfen: “Tundimi për të blerë përsëri Interin ishte vërtetë, veçanërisht pasi skuadra fitoi kampionatin dhe Conte u largua. Por unë mendoj se sot gjithçka është e vështirë, pandemia është ende në progres”. Thohir, Ministri i Ndërmarrjeve Shtetërore të Indonezisë, aktualisht është i impenjuar për të ringritur vendin e tij pas goditjes së marrë nga Covid-19.

Në fund të vitit 2014, Thohir zotëronte 70% të aksioneve të zikaltërve të blera nga Massimo Moratti dhe gjithashtu u bë edhe president i klubit, në qershor 2016 Suning mori drejtimin edhe pse Thohir kishte mbajtur një pjesë të aksioneve brenda klubit. Në janar të vitit 2019 ai u largua plotësisht nga Interi, duke shitur pjesën e tij të pakicës prej 31.05% te Lion Rock.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *