• |
ide | kryesore

U rrëzuan nga skela, dy punëtorë të plagosur në Sarandë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë plagosur këtë të martë në Sarandë të cilët janë aksidentuar në vendin e punës. Policia bën me dije se shtetasit S. Ç., 31 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, të cilët dyshohen se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. “Në orën 14:30, në spitalin e Sarandës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasit S. Ç., 31 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, të cilët dyshohen se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *