• |
ide | kryesore

Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç, Italia dhe Rumania nisin të parat pas dritës jeshile nga EMA

-Instant, Lajme, Planet



Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Evropian që ndërmarrin një hap të tillë. Komisioni Evropian miratoi të hënën përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech tek fëmijët mbi 12 vjeç, pas dritës jeshile të dhënë më herët nga Agjencia Europiane e Barnave.

Kryeministri rumun, Florin Citu, tha se fëmijët 12 vjeç e lart mund të fillojnë vaksinimin nga 1 qershori. I njëjti vendim u mor edhe nga autoritetet italiane.

Vendet e tjera në Evropë pritet të ndjekin shembullin, megjithëse disa mund të vazhdojnë t’u japin përparësi në vaksinim të te rriturve dhe fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilat i bëjnë ata më të cenueshëm nga koronavirusi. Gjermania njoftoi javën e kaluar se do të niste imunizimin e kësaj grupmoshe nga 7 qershori. Përforcimi i vaksinës se Pfizer dhe Biontech tek fëmijët 12 deri në 15 vjeç,  është miratuar më herët në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *