• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë ndodhi në Shkodër pas Kupës së fituar: festë deri në orët e mëngjesit

-Instant, F1, Sport, Video



Një trofe që e prisnin me kaq dëshirë e që mungonte prej 2008. Më tepër, në fakt, është periudha e vështirësive që kaloi klubi shkodran se vitet e pritjes, kështu që me kupën e ngritur lart, pas fitores 1-0 në finalen me Skënderbeun, e gjithë festa është për kuqeblutë, që kanë pritur ardhjen e autobusit të skuadrës në Shkodër për ta kthyer mbrëmjen në eufori.

Tifozët të panumërt kishin dalë nëpër rrugët e qytetit verior për të pritur ardhjen e skuadrës nga kryeqyteti. Sapo Brdaric e të tijtë kanë hyrë në qytet, janë ndezur flakadanët dhe fishekzjarret, duke intonuar koret për skuadrën kuqeblu, për një festë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *