• |
ide | kryesore

Washington Times artikull për Sali Berishën: Ish-udhëheqësi shqiptar zotohet të padisë Blinken, fajëson Sorosin

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha këmbëngul se ka ‘zero fakte’ pas akuzave për korrupsion të ngritura së fundmi kundër tij nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, duke thënë se vendimi që i ndalon hyrjen në SHBA është bazuar në ‘dizinformacion’ nga organe të financuara nga filantropi miliarder George Soros.
Në një zhvillim të fundit në konfliktin midis administratës Biden dhe një ish-aleati të profilit të lartë të SHBA në përpjekjet për promovimin e demokracisë në Ballkan, zoti Berisha premtoi në një intervistë me The Washington Times, se do t’i luftonte akuzat e pabaza. Ai tha se avokatët e tij po përgatisin një padi për fyerje kundër zotit Blinken në një gjykatë evropiane.
Një personazh i skenës politike post-komuniste në Shqipëri, Berisha ka sfiduar hapur administratën Biden të tregojë prova për pretendimet kundër tij dhe deklaroi se zyrtarët amerikanë do të bënin mirë të fokusoheshin në rivalët e tij politikë, përfshirë kryeministrin aktual Edi Rama, i cili është kryetar i Partisë Socialiste.
‘Kam bindjen e thellë se kjo deklaratë kundër meje është bazuar tërësisht në informacion të gabuar që zoti Sekretar i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces lobimi i korruptuar që përfshin Edi Ramën dhe George Soros, të cilët janë miq të afërt’, tha Berisha. ‘Ata nuk kanë fakte. Asnjë fare. Sikur të bënin të ditur ndonjë, do t’u isha mirënjohës. Por ata nuk kanë prova konkrete të bazuara në fakte, jo në manipulime e shpifje’.
Zoti Berisha, i cili deklaroi pafajësinë në një letër drejtuar zotit Blinken, foli me The Washington Times rreth një javë pasi Sekretari i Shtetit e deklaroi politikanin 76-vjeçar shqiptar – Presidenti i parë post-komunist i vendit në fillim të viteve ‘90 dhe më pas kryeministër nga 2005 deri në 2013 — persona non grata.
Departamenti i Shtetit nuk ofroi detaje për të mbështetur akuzat për korrupsion kundër zotit Berisha. Ai refuzoi edhe të bënte komente për deklaratën e zotit Berisha se vendimi për ndalimin e tij të hynte në SHBA ishte bazuar mbi informacion të rremë të dalë nga organet e medias të financuara nga Soros.
Një zëdhënës i Departamentit që dëshiroi të mbetej anonim tha për The Times se ‘kur Sekretari i Shtetit siguron informacion të besueshëm se një zyrtar është përfshirë direkt ose indirekt në korrupsion sinjifikativ apo në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, atëherë Sekretari është i detyruar (nga ligjet e SHBA) ta përcaktojë apo identifikojë atë zyrtar dhe anëtarët e afërt të familjes’.
Zoti Berisha është zyrtari i katërt shqiptar që ndalohet të hyjë në SHBA për shkak të dyshimeve për korrupsion, raportoi Associated Press. Ai është dukshëm më i larti në rang.
Aktualisht anëtar i opozitës në parlamentin shqiptar, si përfaqësues i Partisë Demokratike, ish-kryeministri mbajti një konferencë shtypi më 20 maj për të hedhur poshtë aludimet. Edhe pasardhësi i tij në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për prova dhe e përshkroi zotin Berisha si liderin shqiptar që ka dhënë ‘kontributin më të shquar për zhvillimin e vendit dhe fuqizimin e demokracisë’.
Zoti Berisha ishte lideri i parë i partisë, duke e drejtuar atë pas revoltës demokratike më 1990 që rrëzoi regjimin komunist. Në dekadat që vijuan ai u shqua si figura politike dominuese në Shqipëri, ndonëse me një trashëgimi të diskutueshme në një vend të famshëm për korrupsionin politik në erën pas Luftës së Ftohtë.
Disa administrata amerikane kanë punuar ngushtë me zotin Berisha. Shpesh edhe e kanë lavdëruar për iniciativat anti-korrupsion dhe i kanë atribuuar hyrjen e vendit në NATO më 2009 dhe lëvizjen drejt anëtarësisë së mundshme në Bashkimin Evropian.
Por akuzat për moskorrektësi kanë dalë në sipërfaqe gjatë viteve. Kundërshtarët politikë e kanë akuzuar vazhdimisht për përdorim të taktikave autoritare dhe për mbyllje syri për korrupsionin dhe aktivitetin e krimit të organizuar. Anarkia për pak sa nuk e mbyti vendin gjatë presidencës së tij kur shumë shqiptarë humbën kursimet e gjithë jetës në firmat mashtruese piramidale.
Berisha e pranoi gjatë intervistës me The Times se korrupsioni ekziston në Shqipëri, por deklaroi se e ka luftuar si Kryeministër. Ai hodhi poshtë me vendosmëri të ketë përfituar sadopak nga posti. Pas një karriere 30-vjeçare në nivelet e lartë të politikës, ai tha se bashkë me gruan jeton në një apartament modest në Tiranë me vetëm 100 mijë euro kursime pensioni.
‘Ne nuk kemi asgjë tjetër në botë. Kjo është e vërteta’, tha.
Ai deklaroi edhe se fëmijët e tij nuk kanë përfituar kurrë nga aktivitete korruptive. ‘Pavarësisht akuzave të rëndë, ata kurrë nuk kanë përfituar, ose nuk është provuar kurrë se ata kanë përfituar, qoftë edhe një qindarkë nga sektori publik dhe ata nuk kanë punuar kurrë me kompani private që punonin me sektorin publik’.
Ai tha se ka pajtuar një avokat francez për të bërë padinë për shpifje kundër zotit Blinken në një gjykatë në Paris.
Fajësimi i Sorosit
Berisha pretendon se është viktimë e një fushate përbaltjeje të orkestruar nga një rrjet organizatash joqeveritare që operojnë në Shqipëri dhe vende të tjera ballkanike me mbështetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur të Sorosit.
‘Unë kam qenë kritik i hapur i George Soros dhe mikut të tij të afërt Edi Rama, dhe për këtë shkak Departamenti i Shtetit ngriti akuzat kundër meje’, tha Berisha për The Times. ‘Nuk ka arsye tjetër. Nuk mund të ketë arsye tjetër’.
Partia Demokratike e zotit Berisha ka një histori akuzash kundër Sorosit për financim të një klike të korruptuar njerëzish që kanë marrë në dorë kontrollin e institucioneve qeveritare në Shqipëri. Tirana Echo, një organ lajmesh në gjuhën angleze që mbulon Shqipërinë, tregoi në një artikull më 2017 se si partia dhe disa analistë fajësuan ‘Rrjetin Soros’ për financimin dhe ndikimin në hartimin e reformës në drejtësi, në bashkëpunim me ambasadat e SHBA dhe BE në Tiranë.
Balkan Insight vë në dukje se Soros është ‘shpesh objektiv i teorive konspirative’. Midis atyre që kanë akuzuar miliarderin amerikan është Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm, i cili u shpall non grata nga administrata Trump dhe u akuzua për korrupsion sinjifikativ më 2018.
Llalla u dënua me dy vjet burg muajin e kaluar për mosdeklarim të pasurisë. Më 2017 ai deklaronte se Ambasadori i SHBA Donald Lu i kishte bërë ‘presion tipik Sorosian’, duke e etiketuar si armik të reformës.
Deklaratat e zotit Berisha kundër Sorosit janë edhe më komplekse, të lidhura me gjeopolitikën rajonale.
Ai tha në intervistën me The Times se Soros dhe OJQ-të e financuara prej tij në rajon e kanë luftuar që më 2017, kur ai denoncoi publikisht propozimet për ndryshim kufijsh midis Kosovës e Serbisë.
Administrata Trump përkrahte idenë e liderëve serbë për shkëmbim territoresh midis Serbisë e Kosovës, por ajo pati mendime të kundërta në Evropë dhe u kritikua nga Gjermania e të tjerë.
Berisha thotë se iniciativa u promovua nga OJQ të financuara nga Soros dhe se ai e hodhi poshtë pasi ai besonte se do të çonte në dhunë etnike. ‘Ndryshimi i kufijve do të thotë spastrim dhe zhvendosje popullsish. Do të thotë Serbi e Madhe’, thotë ai.
Ai shtoi se përkrahja amerikane për iniciativën, sidomos nga ish Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John R. Bolton, u krijua nga OJQ-të e mbështetura nga Soros që punonin me Ramën.
Fondacioni për Shoqëri të Hapur nuk iu përgjigj kërkesë për koment, po ashtu as një zëdhënës i zotit Soros i listuar në sitin e organizatës në internet.
Siti thotë se Fondacioni ka punuar në Shqipëri që më 1992 me ‘mision të ngjashëm me fondacionet motra kudo në botën ish-komuniste, për t’i ndihmuar ato të bëhen shoqëri të hapura, demokratike’.
Ndërkaq, zoti Bolton hodhi dyshime mbi pretendimet e Berishës. Ai tha për Times përmes një email: ‘Nuk e kam idenë se për çfarë flet ai’.
Një burim anonim familjar me zhvillimet tha se nuk ka diskutim që organizatat e financuara nga Soros kanë simpati për Partinë Socialiste të Ramës. ‘(Por) kjo histori nuk ka lidhje me George Soros dhe Berisha e ka gabim që fokusohet te Soros’, tha burimi. ‘Kjo histori ka të bëjë me korrupsionin në nivel të lartë, i cili është i përhapur gjerësisht në Shqipëri, dhe me përpjekjet e qeverisë së SHBA për të ruajtur maturinë dhe lidhjet si me opozitën edhe me partinë në pushtet’.
Në letrën që zoti Berisha i shkroi zotit Blinken, një kopje të së cilës e ka The Times, ish kryeministri përmend historinë e denoncimeve publike të Sorosit, por nuk e akuzon Sekretarin e Shtetit se është bazuar në vendimin e tij mbi ndonjë gjë të lidhur me Sorosin apo me OJQ-të e financuara nga Soros.
Momenti i vendimit
Disa analistë kanë ngritur pikëpyetje për vendimin e administratës Biden për të vepruar kundër zotit Berisha tetë vjet pas largimit nga posti i lartë.
‘Momenti nuk është i mirë’, thotë Janusz Bugajski i Jamestoën Foundation për Zërin e Amerikës. ‘Nuk e kuptoj se pse është veçuar nga të tjerët një ish lider politik që nuk është më në pushtet. Kjo është diçka që mund të bëhet në vendin e tij. Nëse kanë prova, ata mund ta çojnë në gjyq, të hapin hetime, e kështu me radhë’.
Një raport i fundit i Zërit të Amerikës përmend Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në Zyrën për Çështjet Evropian dhe Euraziatike, që përpiqet zvogëlojë rëndësinë e momentit të akuzave të zotit Blinken. Ai thotë se fokusi duhet të jetë te ‘serioziteti me të cilin SHBA e merr çështjen e korrupsionit publik’.
Berisha tha për The Times se ai ishte befasuar nga deklarata e 19 majit e zotit Blinken dhe se fillimisht e mësoi nga media.
Ai thotë se mban mend që ka qenë ‘tepër i lavdëruar nga qeveria e SHBA’ më 2005, kur qeveria e tij mbikëqyri ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit për zyrtarët e korruptuar. Lëvizje që ndihmoi në tërheqjen e investimeve të huaja të domosdoshme për vendin.
‘Rezultati ishte rritja katër herë e investimeve të huaja në Shqipëri’, thotë Berisha, duke shtuar se firma të mëdha ndërkombëtare, përfshirë Royal Dutch Shell, Bechtel e të tjera ‘erdhën në Shqipëri falë luftës sonë kundër korrupsionit’.
Ai tha se edhe zoti Blinken i kishte lavdëruar përpjekjet e tij anti-korrupsion kur shërbente si shef shtabi i zëvendëspresidentit Biden gjatë administratës Obama.
‘Kam pasur një takim shumë pozitiv me të më 2009’, tha Berisha.
©The Washington Times



11 Comments

    1. Ketu me pelqen o plako avukati per nje hajdut pulash kerkon mbi 2000 euro po avukati francez do miliona saliu dihet qe ka grabitur shtetin.

  1. Ca provash do o Berish. Ste mjafton qytetari digital i amerikes qe thote se je i korruptuar moralisht dhe antidemokrat antiamerikan antishqiptar antikosovar. Eh do na mungojne gallatat e tua dhe aksenti yt or Berish djali. Cna bere o amerika se na hoqe gjith cunat e mire llalla gjush berish dosh meta

  2. o saleh e di i madh e i vogel qe ke ber krime, ke vrar, ke vjedh. ca tregon prralla me sorros? kujt ja tregon njeher? ke do me bo per budalla o cop muti njeri. njeri i shpifur e i keq. po te vjen fundi qe meriton o qen bastard e antishqiptar. karma po ben punen e vet: 97, remzi hoxha, 4 ne bulevard, 27 ne gerdec, 10 mij ne 97, cez, argita dhe zen sekseri. dhe keto jan te gjitha publike o bastard njeri. po prit se ske par gje akoma. sa ka filluar. keshtu filloi dhe me tik llallen, dhe tani u dha vendimi. tiku 2 vjet do bej o ti o i shkret qe ske per ta mbyll ne burg kete ekzistenc. pastaj sipas rradhes, like florir, ram poturja, tao palla. te gjith ju bythqira te majt e e djatht (qe skini fare lidhje as me te majten eas me te djathten ne koncepte) do u shofim prapa hekurave, dhe fale USA, Shqiperia ka per ta ngrit prap koken. Mos harroni se Shqiperia ekziston sot e kesaj dite fale USA. nuk kemi pas asnjeher burra shteti, vec sundimtar provincial oriental. u zent mallkimi i popullit.

  3. Siç ja ke pasur me te futur te tjereve o doktor, keshtu po ta fusin edhe ty. Jeton ne nje bote te ndyre pjese e te ciles u bere edhe ti. Jo se ke faj ne kete rast, po s’ke ç’ben, ky stan kete bulmet ka.

    Tani qe te kemi ca baraspeshë pas teje duhet te dënohet gjithë sekti i Rivdekjes dhe sorosianet qe ti vete i lejove te mbijetojne. E sheh çfar i bere vetes?! Çfar të mbjellësh do të korrësh!

  4. Berisha po luftohet pikerisht se eshte i ndershem. dhe ndershmeria e tij ben kontrast te thelle me

    kundershtaret e tij. Berisha po luftohet se eshte patriot, dhe patriotizmi mi tij eshte pengese e tradhetise

    se kundershtareve te tij. Berisha mbi te gjitha po luftohet se eshte miku dhe perkrahesi i popullit,

    ndersa ata qe po shperngulin shqiptaret e po boshatisin Shqiperine, ata qe mbushin burgjet me

    fukarej dhe kriminetet i bejne depudete, ata qe vene fadromat dhe rrafshojne shtepite e banoreve dhe

    hedhin gaz lotsjelles mbi femijet jane ne pushtet. Bertisha po luftohet sepse eshte ” institucioni” me

    i besuar ne Shqiperi. Njerzit i bejne denoncimet tek Berisha sepse kane me besim se tek policia dhe

    organet e shtetit te cilat i konsiderojne ne sherbim te rilindjes. Berisha po luftohet sepse eshte nje

    kundershtar i diskriminimit krahinor nga ata qe diskriminimin e veriut e kane qellim dhe strategji qe

    ka 8 vjet qe po e zbatojne. Berisha po luftohet sepse eshte simbol i qendreses dhe mos perkuljes

    para parase, pushtetit dhe intrigave te rilindjes. Berisha po luftohet sepse me mposhtjen e Berishes

    mendojne se do ta mposhtin popullin demokrat, do ta diskriminojne dhe do ta shporrin nga Shqiperia.

  5. Kur vjen djali i Sorrosit i cili eshte dhe pederast ne Shqiperi nuk e jep asnje media. Eshte eveniment apo jo,pse ai njeri hyne e del nga Shqiperia dhe kjo gje nuk perben lajm, pse hyne ne menyre te fshehte, pse zhvillon takime te fshehta vetem me Ramen, Fugen, Veliajn, Maznikun te cilet jane dhe ata festues te medhenj te 17 Majit dita e LGBTI- se.

  6. kurse ti vazhdon edhe 70 vite pas,pra i pa ngopur tu rruan komunisteve te stalinit shokeve qelbesir e flliqesir ruqi,rama,balla,spiropela,frrok,dosh,rosh etj byth e zhele ,pas i rruajte enverit,ramizit,spiro kolekes,kristaq rames,mehmet shehut etj.nuk ngopeni ju parazotet komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *