• |
ide | kryesore

Zaev: Kosova dhe Serbia duhet të marrin shembull “Marrëveshjen e Prespës”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shprehur se Beogradi dhe Prishtina do të duhet ta merrnin si shembull marrëveshjen e Prespës për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Duke komentuar dialogun Prishtinë-Beograd, Zaev ka thënë për Klan Maqedonia, se Brukseli, fillimisht, pa asnjë kusht, duhet t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Liderët e Kosovës dhe Serbisë ia kanë borxh qytetarëve të tyre ardhmërinë dhe perspektivën. Nuk e kanë lehtë asnjëra palë, por le të mësojnë nga shembulli ynë me Greqinë”, ka thënë Zaev.

Ai shtoi se “dyert e të kaluarës duhet të mbyllen kur hapen dritaret e të ardhmes”.

Në intervistë për këtë televizion nga Shkupi, Zaev foli edhe për paralajmërimet rreth formimit të partisë “Ilirida” në Maqedoni, për të cilën tah se “është promotore e politikës nacionaliste në rajon”.

Të tillat parti, sipas tij, dalin në sipërfaqe kurdo që Evropa është e dobët.

“Ata do të duhej të jenë sinjal për Bullgarinë e Brukselin se duhet intensivisht të vazhdojnë integrimin e rajonit në BE. Ky është kthim i borxhit ndaj Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Zaev.

Sipas tij, përgjigja e Evropës ndaj projekteve të tilla për ndryshim të kufijve në Ballkan duhet të jetë forcimi i proceseve euro-integruese për vendet e rajonit.

Zaev porositi ata që promovojnë idetë nacionaliste në Maqedoninë e Veriut se nuk do të fitojnë në zgjedhjet lokale dhe në asnjë nivel tjetër. Sipas tij, ka kaluar koha kur partitë e tilla kishin sukses në Maqedoni.

“Ilirida”, formimi i të cilës parti është paralajmëruar në Maqedoni, ka bërë të ditur se do të angazhohet për federalizimin e Maqedonisë sipas parimit etnik dhe për autonomi të shqiptarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *