• |
ide | kryesore

16 avionë kinezë fluturojnë në hapësirën ajrore të Malajzisë

-Instant, Planet



Malajzia së fundmi ka deklaruar se pas zaptimit të hapësirës ajrore nga 16 avionë kinezë të Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, ministria e saj e Jashtme do të thërrasë për shpjegime të dërguarin e Kinës. Kjo për shkak të hyrjes së avionëve në zonë ekskluzive ekonomike të këtij vendi kur ushtria malajziane zbuloi një aktivitet të dyshimte mbi Detin e Kinës Jugore.

Forcat ajrore të Malajzisë thanë se avionët ushtarakë kineze fluturuan brenda 60 miljeve detare nga rajoni Sarawak i Borneos. Incidenti u përshkrua si një “kërcënim serioz për sovranitetin kombëtar dhe sigurinë e fluturimit” në vend.

Avionët kinezë nuk kontaktuan me kontrollin rajonal të trafikut ajror pavarësisht se u udhëzuan disa here. Ministri i Jashtëm Hishammuddin Hussein pohoi se Malajzia do të lëshojë një notë proteste diplomatike dhe do t’i kërkojë ambasadorit të Kinës të shpjegojë “shkeljen e hapësirës ajrore dhe të sovranitetit të saj”.

Brunei, Malajzia, Filipinet Tajvani e Vietnami kanë gjithashtu pretendime mbi ishujt e kësaj zone, e përplasjet me rojet bregdetare kineze nuk mungojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *