• |
ide | kryesore

Allegri i ndryshon të ardhmen Dybalas: rinovim si top player, 10 milionë plus bonus

-Instant, Sport



12 muaj më vonë mbërrin rifillimi. Buzëqeshja është rikthyer mes Juventusit dhe Paulo Dybalas. Joya është edhe një herë në qendër të projektit dhe projekteve të Juventusit. Pas një viti, lojtari argjentinas është më i sigurt se është ende një juventin. Rinovimi i kontratës, që në epokën e Paraticit dukej një Kimera, tani është një realitet konkret. Agnelli i ka dhënë dritën jeshile Cherubinit për të filluar përsëri negociatat që, vetëm dy muaj më parë, dukeshin se do të përfundonte me një lamtumirë pothuajse të sigurt. Juve do t’i ofrojë Dybalas 10 milionë në vit plus bonuse.

Argjentinasi me numër 10 tani është me pushime në Cordoba me të dashurën e tij, Oriana Sabatini dhe pret një sinjal nga klubi për të nisur menaxherin e tij: Jorge Autun. Kthimi i Max Allegrit i dha një përshpejtim vendimtar negociatave dhe Paulo mbetet një pikë e rëndësishme referimi për lojën e trajnerit toskan. Nga ana tjetër, pikërisht me të, në sezonin 2017-18, Joya arriti maksimumin e tij me 26 gola. Jo thjesht një detaj, duke parë që nga ajo kohë, veçanërisht në sezonin e kaluar, mes dëmtimeve dhe keqkuptimeve taktike, Dybala kaloi shumë (shumë) kohë jashtë. Ka ardhur koha, pra, të rikthehet lojtari që të gjithë kanë admiruar tek Juventus, si protagonist në fushë dhe me një kontratë të pasur. Me pak fjalë, do të jetë një vit për notën 10, si numri i tij i dashur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *