• |
ide | kryesore

Asambleja e PS/ SPAK heton skemën e patronazhit, ndërsa PS i falenderon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, një vëmëndje e veçantë iu është kushtuar patronazhistëve të partisë, që janë anëtarë të ngarkuar për të mbikqyrur të afërmit, fqinjët apo banorët e një zone dhe për të negociuar më pas për votën, në këmbim të shërbimeve shtetërore, si leje legalizimi, ndihmë ekonomike, etj.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ka falenderuar për punën e bërë, ndërsa Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi tha se patronazhistët këto zgjedhje e nxorrën faqebardhë partinë. Por siç dihet, në dispozicion të patronazhistëve, drejtuesit e Partisë Socialiste vunë të dhënat personale të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, të dhëna që dyshohet se u morën nga platfroma e-albania, apo institucione të tjera shtetërore në mënyrë të jashtëligjshme.

Pikërisht për këto të dhëna, SPAK nisi një hetim. Por në vend se të drejtoheshin për në zyrat e PS apo të e-albania, prokurorët trokitën në dyert e redaksisë së Lapsi.al, që publikoi skandalin. Ndërkohë që SPAK vazhdon hetimet, në Asamblenë e Partisë Socialiste, patronazhistët vazhdojnë të marrin falenderime duke shpërfillur totalisht hetimet që po kryhen nga prokurorët specialë.



3 Comments

  1. Dini gje te jete ndeshkuar ndonje ne kete vend perveç hajduteve te koteceve ? Prandaj edhe nuk kane frike , jane te sigurt qe nuk ndeshkohen , prandaj edhe mburren me hani e spiunime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *