• |
ide | kryesore

Dalin pamjet, shihni momentin e atentatit ndaj Delon Troqes në Vlorë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Euronews Albania ka mundur të sigurojë videon e vrasjes së Delon Troqes, ngjarje e ndodhur më 21 maj. Nga pamjet filmike rezulton që ekzekutimi i tij është kryer në më pak se 20 sekonda, ndërsa autorët kanë qëlluar nga automjeti me xhama të zinj.

Gazetarja Aida Topalli, raporton se Troqe ishte një emër i njohur edhe më parë për policinë. Ai kishte në pronësi një servis në lagjen “Pavarësia” si dhe ishte pronar edhe i disa skafeve. Troqe jetonte mes Vlorës dhe Spanjës, vend nga ku mendohet të ketë nisur edhe konflikti, që përfundoi me vrasjen e tij.

Ora shënon 21:36, kur një automjet tip “Audi” afrohet me qetësi dhe me çfarë kuptohet, nga ulësja e pasme, qëllohet me breshëri kallashnikovi.

Më pas autorët, me automjetin në ecje, vazhdojnë të qëllojnë, që nga hetimet rezultuan të ishin 10 plumba.

Videoja e siguruar nga Euronews Albania është 26 sekonda, por nëse marrim vetëm momentin kur është kryer atentati, autorëve nuk iu janë dashur më shumë se 20 sekonda.

Në fund të videos, duket se edhe largimi i automjetit bëhet qetësisht. Në përfundim, autorët e vrasjes së Delon Troqes, dogjën automjetin me targa të vjedhura në fshatin Sherishtë në zonën e Kaninës.

Burimet thonë që ishte mik i ngushtë i Bledar Birçaj, vrarë më 10 maj 2021. Jo vetëm kaq, por vrasja e Bledar Birçajt dhe ajo e Delon Troqe, për nga mënyra e përdorur nga autorët për ekzekutimin, por edhe nga rruga e ndjekur për t’u larguar, kanë një ngjashmëri.

Ngjarjet e njëpasnjëshme në Vlorë janë shndërruar tashmë në një fenomen tejet shqetësues. Nga të dhënat e hetimeve të deritanishme, ngjarjet janë lidhura nga përplasjet mes grupeve kriminale shqiptare në vendet e BE dhe kryesisht Spanja.

Referuar të dhënave nga organet e hetimit, konfliktet vijnë si pasojë e përplasjes dhe rivalitet mes grupeve që kanë shtrirë aktivitetin e kultivimit të kanabisit në ambientet të mbyllura dhe trafikimin e kokainës./euronews

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *