• |
ide | kryesore

DASH shpall “non grata” zyrtarin bullgar që u dha pasaportë 1900 shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “të padëshiruar” disa zyrtarë, biznesmenë dhe politikanë bullgarë mes të cilëve edhe Petar Haralampiev, drejtor i Agjencisë për Bullgarët Jashtë dhe Krasimir Tomov sekretar i përgjithshëm.

Ata u arrestuan më herët për atë që njihet si skandali i shitjes së pasaportave bullgare. Në pranga ranë 20 persona të cilët kishin ngritur një skemë që bëri bullgarë 18 mijë persona, 1894 nga të cilët nga Shqipëria.

Të arrestuar ishin edhe disa ndërmjetës të cilët dyshohet se u kërkuan njerëzve nga Maqedonia, Ukraina dhe Moldavia, të cilët nuk kishin rrënjë bullgare, të paguanin ryshfet për të marrë një certifikatë që njeh origjinën e tyre bullgare.

Kjo certifikatë është dokumenti i parë i nevojshëm në rrugën për marrjen e shtetësisë bullgare, por kriteret për atë që përbën trashëgiminë bullgare kanë tepër të paqarta. Një përgjigje e Ministrisë së Drejtësisë në një hetim parlamentar tha se 116 mijë njerëz kanë marrë nënshtetësi në 15 vitet e fundit, shumica e të cilëve u mbështetën në certifikatat e trashëgimisë.

Numri i përgjithshëm i aplikuesve për marrje nënshtetësie ishte 185 mijë. Raportet e medias dhe hetimet për skemat e dyshuara korruptive për “të shitur” dokumentet e trashëgimisë bullgare janë publikuar prej vitesh. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. O njerez shqiptaret qe blene pashaporta bullgare sot i ke ne angli. E qe andej sjedhin para per familjet e tyre ne kete palo vend.

  2. Nuk më duket se është i drejtë krahasimi midis rastit të Berishës e të këtyre zyrtarëve të lartë bullgare për heqjen e vizës për të hyrë në SHBA.
    Vendimi për zyrtarët bullgarë është i shoqëruar me një akuzë konkrete të korrupsionit dhe i faktuar nga drejtësia , kurse për Berishën nuk përmendet asnjë fakt por thjesht janë përmendur akuza politike e mediatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *