• |
ide | kryesore

Dialogu Kosovë-Serbi/ Palmer e Lajçak nesër takohen me Vuçiçin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I dërguari Special i BE për Dialog, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer nesër pritet që gjatë vizitës së tyre në Beograd të takohen me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Takimi Vuçiç- Lajçak është planifikuar për në orën 17:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë dhe Mattheë Palmer do të bashkohet në takim në orën 17:30.

Zyrtari i lartë evropian, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan, Mattheë Palmer qëndruan për vizitë në Kosovë ku edhe sollën mesazhe për rinisjen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi në mes të qershorit në Bruksel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *