• |
ide | kryesore

Flet kryeprokurorja e Tiranës: Pse u rihap dosja e vrasjes së Artan Santos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shefja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka folur sot për rihapjen e hetimeve për vrasjen e bankierit Artan Santo. Edhe pse nuk e konfirmoi drejtpërdrejt ajo la të kuptohet se ka të dhëna të reja që kanë çuar në rifillimin e hetimeve për këtë ngjarje të bujshme të mbetur ende pa autor.

“Në duhet të heqim dorë, ne si prokurorë dhe ju si media nga veshja e prokurorisë me fjalën “përdorim” sepse kështu ju nuk lini prokurorët të bëjnë punën e tyre të qetë.

Po flasim për një çështje të rëndësishme dhe që ka ndodhur në lagjen më të populluar të Tiranës.

Çdo cështje që rifillon ka detaje që mund të konsiderohen. Nuk mund të jap asnjë detaj më shumë sepse mund të prishim punë. Nuk mund të jap më shumë detaje për më tepër që kjo çështje tashmë i ka kaluar SPAK” – tha Imeraj në Opinion. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Rrezik i dilka vendimi tani dhe paska porosit Fevzon ti beje kete interviste reklame me shpresen se nuk do i bejne ankim. Sa patetike dhe e peshtire. Nuk ka limit ambicia e pafre e kesaj per pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *