• |
ide | kryesore

Hakmarrja e Ramës/ Kërkon skenën e Teatrit të Vlorës për gjyq popullor ndaj Dritan Lelit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në tryezën e punës së Dritan Lelit pasditen e djeshme ka mbërritur një ftesë për ballafaqim. Letra e nënshkruar nga 45 anëtarë të Këshillit Bashkiak është një sulm direkt ndaj Kryetarit të Bashkisë, të cilit i kërkohet llogari për mungesën e shërbimeve në qytet me tone ultimative. Ftesa ngjan më shumë me një fletë-thirrje për gjyq publik të organizuar nga Partia Socialiste, për të cilin kërkohet skena e Teatrit të Vlorës Petro Marko.

Nga gjuha e përdorur, kuptohet se rrokullisja e Lelit sapo ka filluar, por drejtuesit e partisë kanë rënë dakort që përveç largimit, atij t’i rezervohet edhe një linçim publik shembullor, nga ato që organizoheshin në diktaturë.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak i drejtohen Lelit duke i thënë se duan ballafaqim “nga shqetësimi i rritur i komunitetit vlonjat për gjendjen e pashpjegueshme të shërbimeve vendore”. Me pak fjalë si dënimi, ashtu edhe ftesa i vjen në emër të popullit.

Ndërsa e fajësojnë se po e kthen Vlorën në “delen e zezë” të turizmit shqiptar, socialistët i thonë se në ballafaqim do të jetë edhe Edi Rama. “Kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor. Në mbledhje duhet të ftohen edhe deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin dhe deputetin tonë Z.Edi Rama”.

Rama si Berisha me Sefgjinin, rehabiliton dëshmitarin e krimit të tij

Është e qartë se pakënaqësitë për pastrimin, rrugët me gropa, apo shërbimet e munguara për qytetarët janë vetëm një pretekst. Sepse në realitet, socialistët e Vlorës po i ngrenë kryetarit të tyre një pusi për ta ndëshkuar dhe më pas shkarkuar nga detyra, sepse ai guxoi të mos i bindej kërkesës së Edi Ramës për dorëheqje.

Fati i Dritan Lelit u shenjua me fitoren e mandatit të tretë dhe tani nis hakmarrja e Ramës. Dorëheqjen e Lelit, kryeministri e kërkoi në heshtje disa muaj para zgjedhjeve. Përgjigjia negative nuk ishte si opsion, madje ishte bërë gati edhe zëvëndësuesi, Afrim Qendro, krahu i djathtë i drejtuesit politik të PS në këtë qark, Damian Gjiknuri.

Rama pranon se i kishte kërkuar Dritan Lelit dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë Vlorë

Shkak i nxjerrjes së Lelit nga zyra e Bashkisë ishte degradimi i marrëdhënies mes tij dhe Gjiknurit, që krijonte një ngërç të pakapërcyeshëm në prag të fushatës së 25 Prillit. Refuzimi i Lelit për të dhënë dorëheqjen u pasua me kërcënime të forta, ndërsa në kujtesën e të gjithëve ishte fundi që iu rezervua paraardhësit të tij Shpëtim Gjikës. Mbetet për t’u parë se sa gjatë do ta mbajë Leli presionin. Në anën tjetër Rama, i gjithëpushtetshëm, kërkon që për dramën e Lelit të përdorë skenën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës.©Lapsi.al



17 Comments

  1. O Leli, jo te gjitha per vete. Ke shkelur statutin e PS per 20%.
    Kish pjese Rama e Gjiknuri.Per me shume informacion pyet
    Lali Erin.

  2. Turp , sistem i ndyre , komunizem .
    Dritan Leli eshte vlonjat i respektuar dhe ndershem.
    PS i do njerezit halabak dhe hajdut , si Gjiknurin dhe Qendron.
    Vlonjatet nuk do lejojne mercenaret e komanduar nga partia qe te vijne ne vlore dhe te vjedhin takspaguesit .
    Turp per partine socialiste

  3. E keni pare si i jane sulur hienat ketij te shkretit?! TV i Sandrit ka 3 dite rresht qe vetem bashkine e Vlores sulmon! Ta vret veshin! A thua qytetet-fshatrat e tjere te Albanistanit i kane harruar se cfare dtth mbetje urbane!!!

    Muhabete qokash ne kete vend ruspiesh dhe plehrash!

  4. Tashme eshte e qarte se Dritan Leli eshte pjese e listes se cunave problematike te Gjiknurit.

    Armiqve te popullit do te ju tregoje vendin partia dhe si gjithmone partia do te dale me e forte, le te perpiqen

    armiqte e klases sa te duan. Partine t’a kemi te forte me liderin tone global ne krye!

  5. Mos u hakmerr mbi popullin o ed rama. Mos i hakmerr po te them. Faleminderit lapsi qe na bere te themi dhe ne tonen

  6. Turp per vlonjatet te vi nje kaur i vunoit e mareapazo hajduti Tepelens e tallin bythen me vlonjatet Leli intelektual
    Zoti i denofet vlonjatet po nuk e mbrojten

    1. O i diot i mjere.
      Leri kto pune per njerez te mencur.
      Ti…ik merr lopaten.
      E para : as Damian Damllaja, as Afrim Qendro nuk jane nga Vunoi.
      E dyta: Vunoi eshte fshati me fisnik ne bote.
      E treta: Ik ha nje mut me madh.

  7. Po keta qe i kerkojne lllogari Lelit me çfar pune merren ? Keta nuk kane kane asnje pergjegjesi se si shkojne punet aty? Per çfar paguhen keta?

  8. Impakt i drejtimit pa opozite.
    Kjo eshte fytyra arrogante e shtetit njepartiak.
    Sa false theniet qe u bente Rama te rinjve ne politike: “Dua qe PS-ja te marre fytyren tuaj…jo te beheni ju si partia.”
    Rasti Leli eshte rast konkret qe: po dole nga rreshti, rrufete do bijen mbi ty…
    Rama nuk e kupton qe po ecen ne gjurmet e Berishes. Kur ta lere PS-ne do lere nje parti plot me bythlepiresa…si PD sot

  9. vetë Lulzim Basha, i cili është një kloun pa karakter dhe se përgjatë gjithë viteve të tij në drejtimin e PD ka futur njerëz si miq dhe në fund i ka larguar ata si armiq.

    Murrizi tha se nuk ka qenë kurrë pjesë e ‘tufës së qenëve’ të pushteti të Bashës që janë të mbushur me zullume dhe se nuk ka bërë kurrë miq e armiq për çështje interesi. Ndërsa përmend disa nga figurat e PD të larguara nga Lulzim Basha, Murrizi shkruan se ai largoi ata që futi si miq dhe ka bërë deputete njerëz që para 4 vitesh e kanë sharë dhe degjeneruar publikisht si Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku.Shpellkaret e salihut po lepijne Lelin tani vetem se ndjehem burra duke share ramen

  10. e ka çuar PD-në nën nivelin e shoqërisë palestineze, ku nga njëra anë është Hamasi, dhe nga ata tjetër “Fatah’-u, i cili bashkëpunon dhe me SHBA.

    Aktualisht liderët që konkurrojnë për kreun e PD më ngjajnë me këta liderët e “Fatah”-ut, që duan të jenë me SHBA, po kanë frikë nga Hamasi.

    Është momenti kur ata duhet të shpëtojnë PD-në nga pengmarrja e Sali Berishës dhe t’i rikthejnë asaj dinjitetin si një parti pro-perëndimore.

  11. Qe Leli ka qene nje kryetar bashkie -kukull-kete e kam shkruar shume me perpara se te zgjidhej ne mandatin e dyte dhe kam thene qe deri tani vetem nje pune te mire ka bere qe hapi dyert e -haleve-tek sheshi i flamurit se po shurraviteshin neper lulishte qe Gjika e kishte mbyllur.Por per nje gje me vjen keq sepse ai nuk po hiqet si kryetar per mos preformancen ne investimet e bashkise por si Armiku i popullit pesedhjeras qe nuk arriti objektivin e duhur ne zgjedhjet e 25 prillit .Se te pakten mire nuk beri per qytetaret Vlonjate ,por te pakten nuk i beri keq njeriu .Tani do i behet gjyqi para popullit-pesedhjeras-

  12. Keto komunistat e Vlores sic i kerkojne llgari Lelit bejne mire ti kerkojne llogari dhe deputeti te tyre kryeminister se eshte bere Vlora si thertore, vritu e pritu cdo dite me keq se Medelini i viteve 90.
    Ju qifsha Paulinin more shoke patronazhiste:)

  13. Akoma nuk e paska shëmbur Teatrin e Vlorës ky i çmënduri skicofren që kam kuruar unë që në moshë të mitur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *