• |
ide | kryesore

Ndërtimet e paligjshme në Vlorë/ Në pranga 1 person, 4 të tjerë hetohen në gjendje të lirë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar dhe katër të tjerë po hetohen nga policia, pasi dyshohet se kanë bërë ndërtime pa leje. Policia njofton se 37-vjeçari me iniciale R.Ç është arrestuar, pasi ka ndërtuar pa leje dy objekte, në fshatin Lukovë të Himarës. Po ashtu, blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se vëllezërit me iniciale A. L., D. L. dhe A. L. po hetohen, pasi kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt në fshatin Radhimë të Orikumit.

Një ditë ma parë, kryeministri i vendit, Edi Rama paralajmëroi të gjithë qytetarët për ndërtimet pa leje, duke theksuar se “pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit”.



1 Comment

  1. Uah… po ku ishte policia, inspektoriati mjedisor , spiunet qe si pane, apo i ndertuan per 1 ore. Kjo eshte seria e dyte e serialit 2013- 2015 burg, burg, burg. qe tregon sesi nje qeveri e ” pergjegjshme” te lejon per te ndertuar pa leje perkundrejt rryshfetit dhe votes dhe pasi ti mer keto t’i prish atopas zgjedhjeve te rradhes duke te futur edhe ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *