• |
ide | kryesore

“Nuk e kemi luksin të shohim ndeshjet si miqësore”: Cikalleshi nxit kuqezinjtë para sfidës me Uellsin

-Instant, F1, Sport



Shqipëria shkon drejt sfidës miqësore me Uellsin, me ndonjë dëmtim të tepërt, por me dëshirën për të bërë mirë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes Sokol Cikalleshi, i cili ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë në Turqi me ekipin e Koniaspor, ka insistuar në faktin se për kuqezinjtë asnjë ndeshje nuk është për tu neglizhuar, edhe kur është një miqësore: “Besoj se nuk e kemi luksin ne si Kombëtare që të shohim ndeshje të mirëfillta si miqësore – tha sulmuesi -. Ndodhemi në një moment delikat, vijmë pas Ligës së Kombeve ku patëm sukses, duke u renditur të parët. Tani jemi në një kompeticion akoma më të fortë dhe me kundërshtarë akoma më të fortë dhe jemi në një moment deciziv për të parë se ku jemi. Nuk do t’i konsideroja miqësore dhe do të kemi të njëjtin përqëndrim si në ndeshjet e shtatorit”.

Uellsi e, më pas, Republika Ceke janë dy mundësi për lojtarët të tregojnë veten, sidomos të rinjtë, në kohën kur më pas takimi është me kualifikueset e Botërorit: “Çdo ndeshje është e rëndësishme, pavarësisht kundërshtarit dhe pavarësisht gjendjes ku jemi dhe rëndësisë së ndeshjes, jo vetëm për mua por për çdo lojtar që është në këtë kontigjent. Ne jemi të gatshëm gjithmonë, edhe kur luajmë edhe kur nuk luajmë”.

Uellsi, për Cikalleshin, është një test i mirë edhe për faktin se “është një ekip që ka shkuar në Europian, një ekip fizikisht shumë i mirë. Është ekip për t’u vlerësuar dhe besoj në të njëjtin nivel me kundërshtarët tanë të shtatorit. Do të jetë ndeshje e vështirë, besoj që për momentin ndodhet pak më lart se ne dhe duhet të jemi koshientë për këtë gjë. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të bëjmë ndeshjen tonë më të mirë edhe pse janë miqësore” përfundoi sulmuesi kuqezi.

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë më 5 qershor ndaj Uellsit në transfertë dhe tre ditë më vonë ndaj Republikës Çeke, po në transfertë. Ekipi ka udhëtuar ditën e martë drejt Kardifit, me grupin që ka zhvilluar të martën pasdite një seancë të lehtë stërvitore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *