• |
ide | kryesore

Pavlefshmëri e zgjedhjeve/ PD ankimon rezultatin për Shkodrën në Kolegjin Zgjedhor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ankimoi rezultatin për Shkodrën në Kolegjin Zgjedhor, teksa seanca është përcaktuar më 10 qershor. PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 25 prilli dhe kërkon përsëritjen e tyre në Qarkun Shkodër.

Teksa pas ankimimit Kolegji Zgjedhor ka vendosur ta shqyrtojë të premten më 10 qershor. Më herët Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e PD dhe LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit në Vlorë dhe në Gjirokastër. Madje trupa gjykuese nuk pranoi as kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për qarkun e Vlorës.

PD dhe LSI vijojnë me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor për 9 qarqe ku kërkon prova shtesë nga institucionet dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto zona zgjedhore.

Deri më tani për dy qarqe Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesat e opozitës kurse KAS nuk shpalli zgjedhje të pavlefshme në asnjë qark të vendit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *