• |
ide | kryesore

Sfilatë në Gjykatë për TikTok, KLGJ fut në rend dite çështjen e gjyqtares Enkeleda Kapedani

-Instant, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka futur në rendin e ditës edhe çështjen e drejtueses së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cili prej disa ditësh është bërë kryefjala e mediave për shkak të disa videove të cilat ishin postuar në “Tik Tok”, ku ajo shfaqej duke kënduar dhe bërë sfilatë edhe në ambientet e brendshme të Gjykatës. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani, për shkelje disiplinore.

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, shfaqej në “Tik Tok” duke dëgjuar këngë “Mafia, Mafia, Jam Mafia” apo edhe këngë që promovojnë përdorimin e armëve të zjarrit. Kapedani reagoi duke thënë se nuk i ka publikuar ajo video pasi nuk ka “Tik Tok”, ndërsa thekson sipas saj, se videot janë publikuar me qëllim dashakeqës për të dëmtuar imazhin e saj si gjyqtare.



3 Comments

  1. Ky proces i ngjan seancave per dhenje rryshfeti 10000 lek te vjetra policit rrugor te SPAK-ut .Meruni me proceset e medha te politikaneve dhe te mafies po kini pak dinjitet dhe mos u merni me farsa propagandistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *