• |
ide | kryesore

Shehaj: Demokratët meritojnë përgjigje serioze, s’mund t’i themi edhe humbëm edhe fituam

-Instant, Lajme, Të fundit



Kandidati për deputeti të PD-së, Agron Shehaj në takimin e zhvilluar ditën e sotme me demokratët në qytetin e Kavajës, tha se qëndrimi i kryedemokratit Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, nuk është qëndrim serioz.

Ai u shpreh mbështetësit e kësaj force politike prej 12 vitesh ndodhen në opozitë dhe se meritojnë një përgjigje serioze.

“Vij nga sektori privat, vij nga puna, dhe jam mësuar të përdor logjikën. Nëse ne nuk dimë t’i japim përgjigje pyetjes,- demokratët janë në pushtet apo në opozitë? Ne humbëm, por fituam ishte qëndrimi… Kjo nuk është serioze. Demokratët janë në opozitë prej 12 vitesh. Nuk mund të themi demokratëve se edhe humbëm edhe fituam”, u shpreh Shehaj.



7 Comments

  1. Je me i miri dhe duhet te fitosh jo per vten tende por per ne .
    Je shprese jo vetem per demokratet por per te gjithe shqiptaret .

  2. Me Lulin gjithcka eshte e mundur ; fiton, humbet, barazon edhe kur humbja eshte shume e thelle! Si eshte e mundur ? Eshte deluzional.

  3. O vella, ai kaloi nje vit ne protesta duke e rrezuar Ramen te premten, duke udhetuar ne Hollande te shtunen, dhe duke rifilluar protesten per hedhjen e radhes te henen.

    Pse valle te cudit qe edhe humbka edhe fitoka?!

  4. O kurve burre me ze femre, thuaj qe Rama eshte kriminel qe po varros nje popull te tere ca merresh me palo zgjedhje qe e di kushdo qe u vodhen! Mos u merr me partine tende po sulmo kundershtarin se nuk po te sulmon Basha o percares, karrierist muti!

    1. EV,
      Une si mbeshtetes i Edi Rames kenaqem kur kemi mbeshtetes si Lulit si ti. Forca Luli, vazhdo keshtu, je njesh! ti e meriton te jesh kryetar. Rrofte Partia Socialiste e Shqiperise ! Ju puth halla ne te dy faqet.

    2. Jane ne zgjedhje partie or ti mik. Duhet te flasin si do ndryshojne partine. Shansin per ta ndryshu Shqiperine e kishin me 25 prill.

  5. Normal qe basha fiton.
    Pyeteni njeher bashen se si e 20 fishoi pasurin kur ishte ne opozit. Ai i fituar eshte, kurse demokratet e vertet humben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *