• |
ide | kryesore

Sherr në Elbasan për motive të dobëta, i mituri plagos me thikë 25 vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një konfrontim fizik mes një të mituri dhe një 25 vjeçari ka përfunduar me plagosjen me thikë të këtij të fundit në qytetin e Elbasanit. Sipas bluve ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi” pas një përplasjeje për motive të dobëta, ku 16 vjeçari M.J ka nxjerrë armën e ftohtë dhe ka qëlluar J.V 25 vjeç duke e lënë të plagosur rëndë.

Mënjëherë i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Elbasanit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Oficerët e policisë gjithashtu kanë ndaluar dhe 16 vjeçarin për akuzën ‘vrasje me dashje të mbetur në tentativë’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *