• |
ide | kryesore

Takimi në Bruksel, Albin Kurti: Vuçiçin do ta kem përballë për herë të parë në jetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të mërkurë ka komentuar takimin që do të zhvillojë me prresidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut në Bruksel. Në një konferencë për mediat Kurti është shprehur se në lidhje me këtë çështje është takuar dhe ka diskutuar me krerët e dy prej tri partive opozitare, dhe pritet që tema të diskutohet dhe në Kuvend.

“Unë kam takuar dy prej tre kryetarëve të partive opozitare, përveç kësaj do ta kemi një diskutim në Kuvend lidhur me gjendjen e deritanishme të dialogut të kaluar, sepse duhet të shohim se ku ndodhemi sa i përket marrëveshjeve të dikurshme, zbatimit dhe ndikimit të tyre”, është shprehur Kurti.

Ndër të tjera ai ka theksuar se takimi në Bruksel ku me Presidentin serb, do të jetë për të i pari në jetë, nëse përjashtohet tryeza e mbajtur në shkurt të vitit 2020 në Gjermani.

“Ndërkaq në takimin që do të zhvillohet në Bruksel, nuk është takim i vazhdimit të dialogut. Është takim i parë në të cilin për herë të parë pritet ta kem përballë Presidentin e Serbisë, me të cilin nuk jam takuar asnjëherë në jetë, nëse përjashtojmë tryezën me mbi 30 veta në shkurtin e vitit 2020 në Konferencën e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Munich të Gjermanisë. Pra ky është takim i parë dhe aty do të shohim se çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm, por jo takim i vazhdimit të dialogut të mëhershëm”, është shprehur ndër të tjera ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *