• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gazetarja e TCH raportonte LIVE, shoferja i kërkon të shtyhet për të parkuar

-Instant, Arkiva, Syri i Lapsit



Në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive çfarë nuk ndodh! Ka njerëz që u shmangen kamerave, apo që para objektivit mundohen të sillen mirë sa për sy e faqe, por ky nuk ishte rasti sot me një zonjë në Tiranë.

Siç shihet në këto pamje gjatë një lidhjeje “LIVE” në edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, gazetarja Kristi Gongo vihet në rrezik duke raportuar para gjimnazit Ismail Qemali, nga një drejtuese mjeti e cila këmbëngulte të parkonte pranë reporteres, e cila për shkak të detyrës nuk mund të lëvizte në ato çaste.

Manovra që kërkon të kryejë zonja duket se ishte e vështirë për të edhe nëse gazetarja nuk do t’ia kishte zënë vendparkimin në një zonë ku kishte plot të tilla në fakt. TCH shkruan se ishte ndërhyrja e kameramanit që shihte ngjarjen teksa filmonte e cila i dha fund kësaj ngjarjeje pa incidente.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *