• |
ide | kryesore

Zaev: Jam i gatshëm të shkoj në Sofje për të kërkuar zgjidhje

-Instant, Lajme



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi sot se është i gatshëm që të shkoj në Sofje për të kërkuar zgjidhje rreth kontestit me Bullgarinë dhe t’i hapë rrugën vendit për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë për media ai tha se përshëndet çdo ndihmë nga vendet mike, megjithatë çështja është bilaterale dhe si e tillë u takon dyja vendeve që të gjejnë zgjidhje të pranueshme.

“Shpresoj se do të kemi takim edhe me kryeministrin e Bullgarisë, është e mundshme që takimi të ndodh në Sofje. Unë kam thënë se nuk ka paragjykime, kjo është çështje bilaterale, miqtë mund të na ndihmojnë, mund të japin ide, mund të na inkurajojnë, edhe ne edhe palën bullgare, por është çështje bilaterale dhe duhet të takohemi. Ashtu që mbetet e hapur, valë, në Shkup, Sofje apo Ohër, kudo që të jetë të ulemi dhe shihemi. E di që ministrat për punë të jashtme kanë komunikim. Ka shprehur dëshirë edhe kryetari i qeverisë bullgare, Stefan Janev se takimi është i mirëseardhur. Unë jam i gatshëm që të shkoj në Sofje që të lutem për zgjidhje, në bazë pragmatike duke e ditur se askush nuk dëshiron të shkel mbi identitetin dhe gjuhën tonë, dhe kështu do të jetë. Por gjithsesi se zgjidhjen duhet ta gjejmë ne të dyja vendet”, deklaroi Zaev.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *