• |
ide | kryesore

13 të shoqëruar në polici pas vrasjes së biznesmenit në Tepelenë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy ditë më parë është varë me armë zjarri në afërsi të banesës 52 vjeçari, Çajup Selimi.

Gazetari Elidon Berberi raporton për ABC se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar deri më tani në polici 13 persona.

Ndër të tjera mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja. Nuk përjashtohet që ngjarje të ketë ndodhur dhe për një konflikt të momentit.

Selimi në 2018 kishte pasur një konflikt për shkak të konkurrencës në treg nga biznesi që drejtonte , por sipas policisë ishte një çështje e mbyllur. Në zonë ai njihej si një person i respektuar dhe i sjellshëm.

Çajup Selimi, u vra mbrëmjen e së martës në Tepelenë në shkallën e pallatit në momentin kur ka qenë duke u futur në apartamentin ku ai banonte. Dyshohet se autorët kanë qenë dy dhe pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *