• |
ide | kryesore

Analiza/ Demokratët në grackën e anti- amerikanizmit

-Instant, Kryesore



Vendimi i fortë i shpalljes non grata të Sali Berishës dhe më pas një episod periferik, ai i takimit të kandidatit për kryetar të PD, deputetit Agron Shehaj me ambasadoren Yri Kim, kanë futur PD-në në një qëndrim ambig ndaj SHBA-së, që ajo e kishte hedhur pas krahëve që në vitin e largët 1997.

Etiketimi i liderit historik si një njeri që ka minuar demokracinë dhe ka përfituar për t’u pasuruar nga fondet publike, i ka trullosur demokratët. Këtë shushatje e ka shtuar edhe me shumë qëndrimi pa shtyllë kurrizore i drejtuesve të PD-së, që duan të mbajnë bashkë dy gjëra të pamundura, faktin se ka të drejtë edhe Berisha edhe sekretari i shtetit Blinken.

Po t’i shtosh kësaj edhe një lloj ndjesie se ambasadorët e rrugës së Elbasanit kanë dalë hapur në qëndrimet pro Ramës dhe janë shndërruar në mbështetës të tij, qoftë për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, qoftë për kapjen e reformës në drejtësi dhe gjykatës Kushtetuese, qoftë edhe për blerjen flagrante të votës, ndjesia se administrata amerikane që ka lidhje me Shqipërinë është kundër opozitës, po shtohet.

Dhe u desh një pikë që të derdhte vazon. Rivali i Bashës, Agron Shehaj, pasi anashkaloi me një “non koment” ndëshkimin e Berishës nga Departamenti i Shtetit, guxoi të publikojë në Facebookun e tij se kishte takuar ambasadoren amerikane.
Si rrallë herë në faqen e këtij politikani manjak për të pasur në kontroll imazhin e tij në rrjetet sociale, shpërthyen kritika, ofendime, sharje, poshtë postimit për Yuri Kim.

Lexo me tej:

Agron Shehaj poston takimin me Yuri Kim. Demokratët e kryqëzojnë në faqen e tij

Shehaj nuk e përballoi dot këtë sulm, përmasat e tij jashtë normales vetëm se u takua me kryediplomaten amerikane, dhe ai vuri gishtin mbi struktura të punësuara nga PD-ja që ishin prekur nga virusi i anti amerikanizmit.

“Ka pasur sulme në rrjete sociale, nëpërmjet disa mekanizmave që janë përdorur gjatë fushatës elektorale dhe tani po përdoren kundër meje. Janë individë të caktuar që punojnë… Ka pasur sulme që kanë shfrytëzuar këtë zemërim nga individë të caktuar që punojnë për PD, që kanë filluar të punojmë kohët e fundit me qasje qartësisht antiamerikane”, tha ai në një intervistë në Euronews.

Një tjetër deputet, Ervin Salianji, që është kundër Shehajt në garën e brendëshme të partisë, e barazoi qëndrimin e kolegut të tij me ato të kundërshtarit, Edi Rama. “Në partinë më proamerikane, të kërkosh për anti- amerikanë dhe të aludosh se ata janë pjesë e partisë ku bën pjesë, është ofendim i ulët dhe një dëm që tentojnë t’i bëjnë PD”, shkruajti ai.

Analiza/ PD po hyn në epokën e post berishizmit

Ndërsa një analist pranë PD, Vehap Kola, e goditi edhe ai Shehajn: “Sa i përket akuzës për anti- amerikanizëm, Shehaj i hodhi PD-së dhe mbështetësve të saj baltën që nuk ia ka hedhur askush nga brenda gardhit të saj. Nevojitet shumë urtësi për të rakorduar pikëpamje e interesa kundërthënëse në Partinë Demokratike, por nuk mund të pajtosh PD-në me anti-amerikanizmin. Jo sepse kjo është një servilosje ndaj të fortit për të marrë simpatinë dhe fituar pushtetin, por sepse PD është krijuar si parti e interesit kombëtar. Brenda saj nuk gjen njerëz që duan partinë më shumë se Shqipërinë. Edhe në pastë, nuk kanë kurajë të thonë se do të zhdukeshin politikisht brenda ditës”, shkruajti Kola.

Por, në fakt, si Agron Shehaj që u ndje i befasuar nga sulmet masive të atyre që e godisnin se kishte takuar Yuri Kim, si ata që nuk i pranojnë akuzat e tij për antiamerikanizëm, janë viktima të një keqkuptimi të madh.

Andi Bushati: A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

E para, se anti- amerikanizmi si koncept është një gjë krejt e ndryshme nga qëndrimet që mund të mbahen ndaj një ambasadoreje të caktuar, apo qoftë edhe ndaj një administrate të caktuar. Psh, të ishe kundër politikave të Trump kundër ngrohjes globale, kundër Palestinës apo qoftë edhe kundër Kosovës, nuk do të thotë se je automatikisht kundër SHBA-së.
Por, përtej këtij debati teorik, ka edhe një më të thjeshtë dhe praktik, që po e fut opozitën në kaos duke e ndarë në masën e dashurisë që duhet të tregojnë ndaj SHBA-së. Ai ka të bëjë me paqartësinë e qëndrimeve të lidershipit të saj. Sot PD nuk ka një qëndrim nëse gaboi sekretari i shtetit që e konsideroi Berishën hajdut dhe shkatërrues të demokracisë. Sot ajo nuk guxon të thotë nëse Donal Lu dhe Yuri Kim kanë pasur apo jo një mision për të ndihuar pushtetin e Edi Ramës.

Duke u sjellë si eunukë, figurat kryesore të PD-së i kanë lënë militantë e tyre pa busull. Ndaj disa kryqëzojnë Agron Shehajn se takon ambasadoren dhe të tjerët lodhin krahët duke tundur, edhe në mënyrë të panevojshme, flamurin e pro amerikanizmit.

©Lapsi.al



19 Comments

    1. PD e krijoi amerika me revolucionin me ngjyre (color revolucion) muti ne 1990 edhe amerika e di se ke do vere ne krye
      Ne 1990 vuri ne krye Salen meqe maloket e malit te zi e kosoves ne new jork u pelqente mbiermri i tij.
      Shenim: Keta pasardhes biologjike edhe/ose ideologjike te bashkepunetoreve te fashizmit ne L2B, qe qene te lidhur me cifutet e New Jork e shpiken tezen “ne shpetuam cifutet”. Asnjeri nuk pyet sa cope shpeatuam edhe ta krahasoje me ata qe shpetoi Italia e Duces apo Hungaria a Hortit. Edhe cdo budalla e di qe ne 1939-1945 jugu edhe shqiperia e mesme jetoi terrorrin e bashkepunetorve te nazi-fashizmit, kurse veriu edhe kosova jo. Edhe keta qe dogjen vendin e tyre shpetuan cifutet?
      Tani do e heqe salen edhe do vere nje zagar tjeter te vetin qe leh me bute.
      Mo u merzisni se skeni pare gje akoma sa shume u do haleati strategjik

      1. Shko mer klluf kari. Shqiperia e mesme dhe gjithe Shqiperia ishe me mire ne 39 se nga 1944 deri ne 1990 kur partia jote u bo byth e breke me jugosllavet dhe i qiu nenen tere shqiptareve duke i dhene vetem buke misri e duke i vrare neper kampe perqendrimi e internimi.

        Bythqirat si puna jote fatkeqesisht meritojne vetem diktature.

        1. Bythqirlleku eshte zakon turceli biro, ju te shqiperise se mesme jeni sevdallinj hamami
          Pastaj Sala vete e hoqi 10 vjet burgun per bythqirllek per nje gravate e nje kemishe qe i fali sorrosi me ate loqen nga mali i zi qe hapi shoqerine e hapur ne tirane.
          Une nuk thashe gjekundi qe komunistet ishin te mire, po hurin e bythe e donin ata bashkepunetoret e nazifashizmit edhe enveri ua futi, ua shkerdheu grate e kalamajte edhe ai dhe titua se ata shkuan te hanin mut ne amerike.
          Sa per ty ne ta kemi shqyer bythen ne 97 edhe mbase do vije dita prape mo u merzit.
          Tani po ta shqyen haleati strategjik prandaj duroje si bure o turceli tirane.

  1. Boll me keto shkrime ordinere per pro apo antiamerikanizem, pasi nuk i plas trapi askujt perfshi dhe vete ameriken. Ju flisni perdite perfshi dhe politikanet per ameriken a thua se Amrika ke ju e ka mendjen dite e nate. Rreth 90 % e amerikane ve ne mos me shume nuk e dine se ku bie Shqiperia . Ne kemi kaluar nga nje ekstrem ne tjetrin, nga “armiq” te betuar te imperializmit amerikan ne vendin qe perbetohet perdite si aleati kryesor dhe me qesharakja eshte qe ata qe e duan me shume jane i niperit e ish Byrose polirtike dhe anetareve te nomenklatures

  2. Kisha shprese te Shehaj se do ishte ndryshe por gjeja e pare qe beri uli koken ndaj amerikaneve. Berisha duhet goditur por jo per kurvlliqet e ambasades amerikane. Se na u be ambasada si fronti popullor me flete rrufe. Gjejini ato qe ka bo dhe bejini gjyqin. Lulin e pame por edhe ky me lulush se luli po na del

  3. O lapsi cfar po shkruani, komente per te rritur shikushmerine e portalit me keto karlliqe.E cfar hyn ketu anti amerikanizmi ,eshte pd apo jo anti americane,dhe ne beni pro american bijte e baballareve,kelyshat e kuq qe pe 45 vite vetem nxoren nga goja e tyre jarge te ifektuara Staliniste.tani po na nxirini pro american dhe kete bidonin qe pretendon te behet kryetar i pd,vertet e kini qe ky loqja Agron Shehaj do te votohet nga demokratet?apo tallni trapin dhe gatuani ushqim per sufllaqexhinjte e bunkerit te Lali dhjerit ,aq budallenj i dini Shqiptaret ,apo hajt shkrim per te kaluar radhen.Me thoni ju lutem kush nga te tre e ka karizmen per t’u ber kryetar ,kush mund ta mundi bashen nga keta te tre ,keta per kara po ,po karizmatik kurre.

  4. ASNJË lidhje me listat e Vlorës, Tiranës, etj. Përkundrazi, sa më larg 25 Prillit, edhe më shumë i nderuar për mungesën në listat e tenderuara natën por që shitën ditën zgjedhjet e radhës!

    ZERO problem me qytetarin L.B, si djalë, prind, bashkëshort, shofer, kuzhinier, përkthyes, me balluket, kostumet, veset apo virtytet njerëzore që si çdo njeri tokësor edhe ai mbart.

    Sinqerisht keqardhje për sa kohë harxhova me një “ delinkuent në tentative për Kryeministër », por «shtetar i pa këllqe, mashtrues i stërvitur, i pabesë për tu përballur dhe cinik njëherësh”!

  5. ca na hapni barkun me analizat e karit. beni sikur ka zgjedhje brenda PD. brenda D ska pas kurre zgjedhje. ka qen salhu dhe ata qe donte salehu. agronin e kan sulmu suflaket e organizuara nga kunati dhe salianji. dalin ca analist e bejn sikur mbeshtetin kandidat qe realisht nuk jan. jan kot aty se rezultati dihet. a ka ndonjeri dushim se kush do dal fitues nga keto palo zgjedhje? se besoj, ska asnje. edhe vet militantet e PD e din qe ka per tu zgjedh prap humbesi. gjynaf per PD se eshte pasuri kombetare dhe jo prone familjare.

  6. Qytetareve shqiptare dhe ne vecanti demokratet nuk duhet te ndjehen te kompleksuar nga fakti qe veprimet apo mosveprimet tyre politike te keqkuptohen nga ShBA aq me teper nga ambasada ketu ne Tirane per sa kohe qendrimet e tyre te jene parimore dhe te drejta apo ne interes te popullit shqiptar dhe shqiperise. Nese kjo qasje atyre nuk u pelqen, nuk u konvenion, epo ne djall te vene. Ashtu sikunder dhe z. Lubonja ve ne dukje, shqiperine duhet ta bejne shqiptaret dhe jo te presim nga te huajt dhe ne duhet te vetndergjegjesohemi ne menyre qe te shkeputemi perfundimisht nga kjo eksperience e mbrapsht 30 vjecare. Fatkeqesia e shqiptareve, dhe ne menyre te vecante e demokrateve ne keto kohe eshte se kemi nje drejtues te PD-se qullac dhe pa force karakteri, qe i cili nuk ka kurajon te mbaje qendrime te prera dhe te forta qofte edhe ndaj zonjes Kim (ete) siç me te drejte e quan dikush me lart, e mbi te gjitha kur qendrimet e saj (tyre) jane haptasi ne mbeshtetje te nje regjimi kriminal dhe thellesisht te korruptuar. Ndaj eshte momenti qe ne keto zgjedhje te fitoje nje person me karakter, moral te forte dhe me vizion, te beje nje shkeputje radikale nga qasja politike e tre dekadave te shkuara, si dhe te afroje kontribute njezore, pjese te shoqerise civile, intelektuale te fushave te ndryshme dhe perfundimisht te dale ne fushen e betejes pa aleancen diskredituese/amorale LSI apo qofte partiçkat e kualicionit, thjesht e vetme, por me me te miret e shqiperise, kjo eshte motoja.

  7. Amerikoni ja can bythen rusit ,serbit por edhe vemjeve sherbetore te tyre ne Shqiperi.Miliarda dollare te korrupsionit do sekuestrohen dhe do tu rikthehen shqiptareve te ndershem.

  8. Lapsi,
    Amerikanet nuk e akuzojne Salen per vjeshje te fondeve publike, po per Korrupsion.

    Kur ju e ca si ju beni sikur harroni kete, manipuloni publikun!

  9. Po mire mor njerez,po Rama qe ka votuar te pakten 2 here kunder amerikanve ne OKB a mund te quhet anti amerikan??.Cudi me ket popull me shume do ameriken se Shqiperin ,eshte per te ardhur keq sepse ka 110 vjet dhe akoma nuk e di mush eshte e para.Kjo eshte munges orjentimi i klases se dhjere politike ne ket vend,bythelepirsa,kujtojne se i voton amerika.

  10. Portali i familjes Berisha ka botuar një editorial me autor Agim Xhafkën, i cili shfaqet si një fanatik i sëmurë pas Berishës.

    Por ajo që është interesante, është fakti se nga portali i familjes Berisha, i kërkohet Ramës që të kritikojë Amerikën dhe të mbrojë Sali Berishën.

  11. Anti amerikan jo, se je i keq.
    Po anti shqiptar je i mire apo i keq?
    Apo kujt i plasi, mjafton te mos jesh anti amerikan.

  12. Diegia e mandateve që bëri Lulzim Basha nuk ishte një akt i “fortë”, e as “revulucionar”; ishte një “akt-vetëvrasës”.

    Pra Basha, firmosi me atë akt që të vrasë politikisht veten e tij për të marrë një gjë të madhe: delegjitimimin e Edi Ramës, i cili ishte dhe është pengesë për Sali Berishën dhe Ilir Metën në radhë të pare, e jo për PD-në e kryetarin e saj.

    Dalja nga sistemi e PD-së, ishte siç Berisha e ka vizatuar qartë, një akt i rrezikshëm, që mund ta çojë këtë parti në shkrirjen e saj.

    Natyrisht, PD nuk shkoi drejt shkrirjes, ngaqë SHBA dhe BE, i dhanë shansin Lulzim Bashës për të hyrë në sistem nëpërmjet një marrëveshje jashtë Parlamentit me mazhorancën, që çoi në formimin të së ashtuquajturës “Tryezë për Reformën Zgjedhore”.

  13. Pas djegies së mandateve, Berisha-Kryemadhi nga 9 mijë USD pagë në vit, të gjithë ish-deputetët e PD-LSI 400 mijë USD në 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *