• |
ide | kryesore

Anashkaloi rregullat për një natë me modelen: autoritet në Kili hapin hetim për Vidal

-Instant, Sport



Autoritetet shëndetësore në Kili kanë hapur një hetim mbi sjelljen e lojtarit të Interit Arturo Vidal që kur ai u kthye në shtëpi për t’u bashkuar me ekipin kombëtar në 25 maj. Vidal më pas u përjashtua nga grupi sepse doli pozitiv për Covid dhe ka qenë në një klinikë që nga fillimi i javës. Por në fakt nga dita e mbërritjes së tij, në vend që të vendosej “në flluskë” ai ka shkelur rregullat për tu takuar me një modele (por ai dhe ajo e kanë mohuar).

Nënsekretarja e Shëndetësisë, Paula Daza, tha se Vidal “duhet, si të gjithë njerëzit që kanë mbërritur në vend, të respektojë rregulloret shëndetësore”. Protokolli shëndetësor aktualisht në fuqi parashikon që lojtarët të qëndrojnë “në flluskë” dhe të largohen nga hoteli vetëm për të shkuar në stërvitje ose për të luajtur.

Nga ana tjetër, Vidal është shfaqur edhe në një hipodrom për të marrë pjesë në garat e kuajve (një pasion i madh i tij) dhe më pas për të darkuar në një restorant me një grup miqsh. Dhe do të kishte qenë njëri prej tyre që e infektoi atë, sipas asaj që tha vetë Vidal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *