• |
ide | kryesore

Basha falenderon demokratët: Jemi shpresa e vetme e shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas takimit të ditës së sotme në Kavajë, me anë të një statusi në rrjetet sociale kryedemokrati ka falënderuar demokratët për mikpritje. Basha shprehet se ka një detyrim të dyfishtë para fateve të shqiptarëve dhe familjeve të tyre për ta çuar betejën deri në fund.

“Falenderoj nga zemra demokratët e Kavajës, Rrogozhinës, Njësive 15 dhe 16 të Tiranës për angazhimin e tyre të pashembullt në betejën për ndryshim.

Sot kemi një detyrim të dyfishtë, jo vetëm përpara sakrificës së demokratëve të cilët i prinë kësaj beteje, por mbi të gjitha, para fateve të shqiptarëve dhe familjeve të tyre, për ta çuar betejën deri në fund.

Sepse ne jemi instrumenti në duart e njerëzve, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve që donin ndryshimin më 25 prill dhe që e duan akoma më shumë sot”, shkruan Basha.



3 Comments

  1. Nese shqiptaret do kene shprese tek ty qe nuk çon nje pune deri ne fund atehere per shekuj po sherbetore do ngelen . Ju dhe palloshi keni marrveshje me njeri tjetrin per ti gjunjezuar e poshtruar shiptaret deri ne peshtirosje o funderrine . Largimi yt , i palloshit dhe i te gjithe servilave dhe hajduteve qe ju rrethojne eshte domosdoshmeri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *