• |
ide | kryesore

FOTO/ Kishte veshur pantallona të ngushta, deputeten nuk e lejojnë në sallën e kuvendit

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Deputetet femra në Tanzani i kanë kërkuar falje një kolegeje të tyre që u urdhërua të largohej nga salla e parlamentit për shkak të pantallonave të saj. Një deputet mashkull tha se mënyra se si visheshin disa gra ishte tallje për parlamentin.

“Z. Kryetar, një shembull i tillë është motra ime ulur në të djathtën time me këmishë të verdhë. Shikoni pantallonat që ajo ka veshur, Z. Kryetar!” – u ankua deputeti Husein Amar.

Kryetari i Parlamentit urdhëroi deputeten Kondester Sichwale të largohej nga salla.

“Shkoni vishuni mirë dhe pastaj ejani përsëri më vonë” – tha kryetari Job Ndugai.

BBC shkruan se deputetja u largua nga salla, por ngjarja ka shkaktuar pakënaqësi për sjelljen e meshkujve. Incidenti gjithashtu ka tërhequr komente në mediat sociale nga e gjithë bota. ©LAPSI.al

Image Image Image

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *