• |
ide | kryesore

I ranë çelësat nga duart/ Pse viktima e fundit e Vlorës nuk u shpëtoi dot vrasësve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkëlzen Velaj, nuk mundi të hapë dot derën e apartamentit të tij, për shkak se çelësat që kishte me vetë i ranë në dysheme. Tensioni dhe shpejtësia me të cilën ai ka ngjitur shkallët e pallatit në lagjen “Partizani”, për t’i shpëtuar vrasjes, ka bërë që Velajt t’i rrëzohen çelësat e për pasojë të mos e hapë në kohë derën e shtëpisë.

Ai është gjendur përballë vrasësve, të cilët në një distancë të afërt e kanë qëlluar në derë të shtëpisë, në të cilën nuk arriti të hyjë edhe pse bërtiti disa herë me zë të lartë “…o ma, hape derën…”. E ëma, Inajetja, rezulton të ketë dëgjuar të birin që bërtiste, por kur ka ndjerë krismat e forta të armëve, ka pasur frikë të hapë derën e apartamentit. Vrasësit ishin ende aty. Pas largimit të tyre, Inajetja, ka hapur derën e apartamentit dhe ka gjetur aty djalin e pajetë.

Shkëlzen Velaj, është djali i dytë i kësaj familje që humb jetën brenda një kohe shumë të shkurtër. Në 7 prill 2015 në lagjen “Çole” të Vlorës, kjo familje humbi djalin e parë, Feridian ose Ardi Velaj, pas një goditje me armë që i bënë Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj të 3 tashmë të dënuar dhe mbyllur në burg.

Autorët e vrasjes së Shkëlzen Velaj, janë pikasur nga ky i fundit i cili ka braktisur makinën poshtë pallatit dhe ka ikur me vrap, duke hyrë në shkallët e pallatit për tu ngjitur me shpejtësi në apartament. Makinën e ka lënë ndezur, ndërsa autorët e kanë ndjekur deri në katin e pestë dhe janë larguar më pas sërisht poshtë.

Vetëm një kamera në hyrje të pallatit ka qënë që ka filmuar siluetën e autorëve të cilët kanë qenë me armë. Por nga pamjet filmike nuk dallohet se kush mund të jenë personat që kanë kryer krimin. Ngjarja tronditi Vlorën për shkak edhe të dinamikës së krimit, ku Velaj u vra në pragun e shtëpisë së tij. Një dinamikë kjo e njëjtë me tentativën e vrasjes së Jetnor Xhaferaj në 15 Maj 2020 në Selenicë të Vlorës, ku autorët e ndoqën deri në katin e pestë të apartamentit të tij, dhe sërish nuk mundën që ta ekzekutojnë dot. /RTV Ora



2 Comments

  1. Koken hengshin me njeri tjetrin, keshtu ka then km ine qe ashtu siq mendon ai anti njerezore per djemte tane ashtu ja shofshin gjithe familjen e palaqos anti njeri qe s mendon per popullin e vet por vetem per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *