• |
ide | kryesore

Inter, lëvizje surprizë: ikën Lautaro për ti hapur vend Depay

-Instant, Sport



Mund të ketë një revolucion të vërtetë te Inter. Së bashku me Hakimin, rriten shanset që Lautaro Martinez të largohet nga Milano, për një tjetër shitje të dhimbshme nga skuadra kampione e Italisë. Interesimi i Atletico Madrid në fakt po bëhet gjithnjë e më serioz dhe Simeone insiston për një ofertë të rëndësishme prej 80 milionë për të vendosur bashkatdhetarin e tij në qendër të sulmit Colchoneros. Me sakrificat e Hakimit, për të cilin është përfshirë edhe Chelsea për të shqetësuar PSG, dhe të Lautaros, Zhang do të sistemonte të gjitha llogaritë e tij, duke rinisur fort me një pikë solide si Lukaku, gjithnjë e më shumë udhëheqës i zikaltërve.

Big Rom, siç deklaroi ai, nuk ka dyshime për qëndrimin e tij në Milano, pavarësisht lamtumirës së Conte dhe largimeve të mundshme të miqve të tij Lautaro dhe Hakimi, sepse ai vetë po bën presion për të bindur dhe marrë në Milano Memphis Depay, 27 vjeçarin hollandez që është në skadencë me Lyon.

Lukaku e ka vënë Marottan drejtpërdrejt në kontakt me mikun e tij të madh, të cilit i kishte kushtuar golin ndaj Genoas në dhjetor 2019 kur sapo kishte thyer kruciatin. Me largimet e Lautaro dhe Hakimi, por ardhjen e Depay pa asnjë kosto, Interi do të zgjidhte problemet në llogari dhe gjithashtu do të kishte një buxhet të mirë për merkaton e ardhshme, me një dyshe të zjarrtë që do të ekzaltonte teknikun Simone Inzaghi, që do të fillonte ndërtimin e Interit të tij të ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *