• |
ide | kryesore

Inter prezanton Simone Inzaghin, Lukaku konfirmon qendrimin: kontratë dy vjeçare për trajnerin e ri

-Instant, Sport



Simone Inzaghi është zyrtarisht trajneri i ri i Interit. Trajneri arriti në Milano në mëngjes dhe u takua në Appiano Gentile së bashku me stafin e tij dhe drejtuesit zikaltër pak para orës 13:00. Një mënyrë për të filluar të familjarizohet me strukturat e reja. Vetëm pak më vonë, mbërriti deklarata e mirëseardhjes nga klubi: Inzaghi është gati të marrë trashëgiminë e rëndë të Antonio Contes, duke filluar një epokë të re.

KOMUNIKATA
“FC Internazionale Milano mirëpret Simone Inzaghin si trajnerin e ri të Ekipit të Parë: trajneri ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me klubin zikaltër.” #WelcomeSimone

Romelu Lukaku duket se nuk ka dyshimin më të vogël për të ardhmen e tij në ngjyrat zikaltër: “Unë jam duke qëndruar te Inter. Nuk mund ta thosha, por kam biseduar me trajnerin e ri dhe ishte një bisedë pozitive – tha ai për TV Vtm -. Sfida është të fitoj përsëri. Ndihem mirë te Inter dhe në fund fitova diçka. Më pëlqeu, por e dua përsëri, këtë herë përpara një San Siro të mbushur plot”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *