• |
ide | kryesore

“Ismajlgeci e Çelhaka pjesë e projektit”: Shehi nis merkaton dhe thërret grumbullimin në 7 korrik

-Instant, Sport



Për momentin lojtarët e Tiranës janë pushim dhe po punojnë vetëm me program individual, ndërsa java e parë e korrikut është menduar nga drejtuesit e klubit si e përshtatshme, për ti dhënë pak kohë për tu qetësuar edhe lojtarëve si Hoxhallari, Bekaj, Ismajlgeci, Çelhaka e Seferi që janë të impenjuar me ekipet kombëtare. Orges Shehi i ka idetë e qarta dhe ka nisur menjëherë punën për sezonin e ardhshëm sapo është zyrtarizuar në pankinën e Tiranës.

Kontaktet me Drejtorin Sportiv, Tefik Osmani, nuk kanë reshtur, në tentativë për të vendosur piketat e një merkato kualitative, për të ndërhyrë aty ku tekniku e sheh të nevojshme. Me Seferin që është zyrtarisht pjesë e bardhebluve për tre sezonet e ardhshme e Vayrynen e sigurtë në ikje, është e qartë se orientimi për një qendërsulmues tipik, rol i preferuar nga tekniku është prioritet i Tiranës. Dyshja Osmani-Shehi ka qenë present edhe në finalen e Kupës U-19 mes Tiranës e Vllaznisë, pikërisht për të parë elemente të së ardhmes, në kohën kur tekniku personalisht ka lëvizur duke kontaktuar lojtarë për ti bindur të jenë pjesë e kryeqytetasve sezonin e ardhshëm.

Emrat në listën e tyre ruhen me fanatizëm por bëhet fjalë për lojtarë të afirmuar të Superiores dhe futbollistë me peshë nga merkato e huaj. Në mbrojtje e mesfushë Shehi ka kërkuar lojtarë që të bëjnë diferencën, ndërsa ajo që mund ta vërë në vështirësi është situata e ndërlikuar e dyshes Marsel Ismajlgeci e Jurgen Çelhaka. Dy lojtarët janë pjesa më e kërkuar e Tiranës, por për momentin nuk ka asnjë ofertë që ti bëjë bardheblutë të privohen, në kohën kur tekniku e ka bërë të qartë se ata të dy janë fondamentalë për skemat e tij. Në këtë pikë, ka një rritje të besimit se të dy do të jenë pjesë e Tiranës edhe në 2021-22, me teknikun që i konsideron pjesë të projektit. Por nga sot deri në javën e parë të korrikut kur do të grumbullohen 25 herë kampionët gjërat mund të ndryshojnë dhe shumë madje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *