• |
ide | kryesore

Këto janë vendet europiane që po lejojnë vaksinimin e të miturve

-Instant, Arkiva, Planet



Këto janë saktësisht shtetet në Evropë që tani po lejojnë që fëmijët dhe adoleshentët të vaksinohen.

Franca do të fillojë vaksinimin e adoleshentëve nga mosha 12 vjeç në 15 qershor.

Gjermania ka në plan të ofrojë një dozë të parë për fëmijët e moshës 12-16 nga 7 qershori, ndërsa Polonia do të ofrojë doza për ata të moshës 12-15 të njëjtën ditë.

Kryeministri i Lituanisë tha se vendi mund të fillojë vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 vjeç në qershor.

Italia më 31 maj miratoi shtrirjen e përdorimit të vaksinës Pfizer-BioNTech në moshat 12-15 vjeç.

Austria synon të ketë mbi 340,000 fëmijë të moshës 12-15 vjeç të vaksinuar deri në fund të gushtit.

Hungaria filloi vaksinimin e 16-18-vjeçarëve në mes të majit.

Mbikëqyrësi shëndetësor i Zvicrës tha në fillim të majit se Pfizer kishte kërkuar miratimin për vaksinimin e fëmijëvë të moshës 12-15 vjeç.

San Marino më 1 qershor hapi vaksinat për fëmijët e moshës 12-15 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *